“Shuplaka” e radhës nga BE për Hashim Thaçi – kjo është frika e tij

Politika

“Shuplaka” e radhës nga BE për Hashim Thaçi – kjo është frika e tij

Nga: P.R Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 20:09
Hashim Thaçi

Fillimisht ishte Gjykata Speciale, ajo e cila reagoi ashpër ndaj nismës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me amandamentet e dërguara në Kuvend për mandatin e Gjykatës Speciale.

E pas Gjykatës Speciale, edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dorëzuar komente për mandatin e Speciales në Tribunalin Special.

Në dokumentin e publikuar në media, Borell thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk është konsultuar me shefin e EULEX-it para parashtrimit të kërkesës ashtu siç e thotë ligji, dhe rrjedhimisht kjo kërkesë është e papranueshme.

E lidhur me këtë, për “Bota sot” ka folur edhe analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai e quan përpjekje të dështuar të Hashim Thaçit për ta zhbërë Gjykatën Speciale.

“Natyrisht se nisma e presidentit Thaçi që përmes propozim amandamentimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, ishte që në fillim një nismë e dështuar pasi kjo shihej si përpjekje e tij për ta zhbërë Gjykatën Speciale në kohën kur ati veç iu është propozuar aktakuza dhe pritet konfirmimi I saj nga Gjykata Speciale”, thotë Haziri për “Bota sot.

Sipas Hazirit, Hashim Thaçi është në panik nga Specialja.

“Pra deklarata e Borellit është një shuplakë për Thaçi në mënyrë që ai mos të vazhdoj presionet në kuvendin e Kosovës për ta shtyrë nismën e tij përpara, e cila është e dëmshme edhe për Kosovën pasi vendi mund te këtë sanksione nga BE-ja në rast se nismat e tilla shtyhen përpara e që janë pengesa për funksionimin e drejtësisë së pavarur. Është e kuptueshme se kjo aventurë e presidentit Thaçi është pasojë e frikës së tij nga Gjykata Speciale, por fati i vendit nuk duhet të lidhet me fatin e individit”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri.

Kujtojmë se më 24 prill, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ka propozuar aktakuzë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ku ndër tjerash ata akuzohen për eliminimin e kundërshtarëve politikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat