Kush do të jetë president i SHBA-ve, Trump apo Biden?

Politika

Kush do të jetë president i SHBA-ve, Trump apo Biden?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 3 nëntor 2020 Në ora: 21:36
Donald Trump dhe Joe Biden

Ashtu siç është traditë në SHBA, të martën e parë të nëntorit pas çdo katër vjet mbahen zgjedhjet presidenciale.

Këtë të martë amerikanët kanë filluar të dalin në zgjedhje, për të vendosur se kush do të jetë president për katër vitet e ardhshme, presidenti aktual Trump apo rivali i tij Biden.

Janë 150 milionë njerëz që pritet të ushtrojnë të drejtën për të votuar, me një pjesëmarrje më të lartë që nga vitit 1908. Pika më e fortë e Trump është ekonomia, ndërsa e Biden pandemia, të dy po mundohen të përdorin pikat e tyre të forta, dhe njëkohësisht të dobëtat e kundërshtarit.

Pavarësisht se rezultatet e japin në avantazh z. Biden, gjasat janë të mëdha që z.Trump të fitojë edhe një mandate, duke pasur parasysh edhe sistemin amerikan.

Në këtë sistem, zgjedhjet mund t’i humb edhe kandidati që ka numër të madh të votave, njësoj si me zonjën Klinotn, e cila edhe pse kishte mbi 2 milionë vota më shumë se Trump, prapë se prapë humbi, meqenëse z.Trump kishte siguruar numrin e votave në kolegj.

Kështu që zgjedhjet amerikane këtë vit janë duke u pritur me interesim të madh, duke qenë se janë dy kandidatë me pikëpamje dhe vizion krejtësisht ndryshe nga njerëzi tjetrin. Duke qenë super fuqi botërore SHBA, interesim është i madh nga e gjithë bota, e cila është e ndarë sa i përket preferencave të veta, megjithëse në Evropë është z. Biden ai që gëzon më shumë mbështetje.

Megjithatë, janë votuesit amerikanë ata që do të vendosin se kush do të jetë president i SHBA për katër vitet e ardhshme, Trump apo Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat