Bandat kriminale në shtetet perëndimore, kanë bërë që imazhi i shqiptarëve të jetë negativ

Politika

Bandat kriminale në shtetet perëndimore, kanë bërë që imazhi i shqiptarëve të jetë negativ

Nga: D.B. Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 14:49
Sulmet terroriste në Vjenë

Sulmi terrorist në Vjenë, ku mes tyre 4 viktimave një 20-vjeçar shqiptar nga Struga, me origjinë shqiptare edhe autori, i dënuar më parë për terrorizëm tronditi botën dhe gjithë shqiptarët kudo që jetojnë.

Kjo për faktin se përfshirja e një shqiptari, Kujtim Fejzullahi në grupin e terroristëve në sulmin në Vjenë, ndikon shumë në imazhin e shqiptarëve në perëndim.

Analisti politik Nexhat Haziri ka thënë për gazetën “Bota sot” se sulmi terrorist në Vjenë, është imazh jo i mirë për shkak edhe të përfshirjes në raste të tjera të shqiptarëve, në radhët e grupeve terroristë islamike gjithandej Evropës.

Sipas tij, bandat kriminale kanë lanë nam në shtete të ndryshme perëndimore, dhe të gjitha këto kanë bërë që imazhi i ynë në Evropë të jetë negativ.

Image
Nexhat Haziri

“Këto po ashtu ndikojnë edhe në proceset integruese jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqipërisë. Andaj ky rast por edhe të tjera duhet të jenë si një alarm reflektimi për dy shtetet tona, Kosovën dhe Shqipërinë, që ta ngrisin interesimin për mërgatën tonë, duke iu ofruar përkrahje në aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me shkollat në mësim plotësues në gjuhën shqipe, aktivitet të tjera kulturore. Po ashtu me këtë rast do të dua që t’i bëja apel mërgatës tonë që të jenë më të vëmendshëm më fëmijët e tyre, ta ngrisin nivelin e komunikimit dhe të bashkëbisedimit me fëmijët e tyre, të iu flasin më shumë për Kosovën e Shqipërinë, për gjuhën, kulturën dhe historinë tonë dhe që të jenë më këmbëngulës që fëmijët e tyre ta ndjekin mësimin në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe, dhe sa më pak të frekuentojnë të ashtuquajturat xhami shqiptare, të cilat financohen dhe drejtohen nga grupe e organizata të dyshimta”, ka thënë analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat