“Tribunali Special kthen mbrapa dosjen e Thaçit”, kjo është përgjigjja nga Gjykata Speciale

Politika

“Tribunali Special kthen mbrapa dosjen e Thaçit”, kjo është përgjigjja nga Gjykata Speciale

Nga: P.R Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Hashim Thaçi

Ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK-së dhe ish shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, më 24 prill 2020 Gjykata Speciale njoftoi se ka propozuar aktakuzë, e në të cilën ndër tjerash akuzoheshin edhe për vrasjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë ne Kosovë.

E gjatë ditës së sotme, pikërisht kur në Kosovë po kryen aksione nga Gjykata Special, në media në Kosovë dhe Shqipëri, u raportua se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka kthyer prapa dosjen e Thaçi për plotësim dhe prova shtesë.

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka kontaktuar zëdhënësen e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.

Griep ka thënë se derisa të publikohet një aktakuzë, ajo mbetet konfidenciale.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Rregulli 88 parasheh që gjykatësi i procedurës paraprake mund të urdhërojë mospublikimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangë ndërprerjet e procedurave. Në çdo rast, një aktakuzë e konfirmuar do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep dhënë për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat