Mehmeti: Daut Haradinaj e ka radhën

Politika

Mehmeti: Daut Haradinaj e ka radhën

Nga: D.B. Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Daut Haradinaj

Pas arrestimit të Jakup Kransiqit dhe Rexhep Selimit natyrisht se radha do u vjen atyre që kanë qenë pjesë e luftës, duke përshkallëzuar arrestimet të figurave të larta.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Faton Mehmeti i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se arrestimi i Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit është vetëm prelud për arrestime të figurave tjera edhe më të mëdha, e të cilët përveç në luftë pozita të larta kanë mbajtur, dhe vazhdojnë të mbajnë edhe në institucione të vendit.

Sipas tij, këto arrestime kanë qenë të pritshme, pasi janë vet këta që e kanë votuar.

Image
Faton Mehmeti

"Asgjë nuk është për t’u habitur, arrestimet do të vazhdojnë edhe me intensitet të shtuar edhe ditëve në vijim, e të cilat pritet në funksion të dosjeve që ka gjykata Speciale. Pritet proces i gjatë, me përfundimin që askush nuk e di. Por ajo që dihet është se arrestimet do të vijojnë, me arrestimet Daut Hardinajt, e të tjerëve. Por askush nuk pritet t'i shpëtoj arrestimit. Pra pas Jakupit ishte e pritshme që të arrestohen edhe Thaçi dhe Veseli, të cilët janë pjesë përbërëse e aktakuzës së përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat