Kelmendi për bllokimin e ligjit për diasporë: PDK dhe LDK kanë frikë nga vota e mërgatës

Politika

Kelmendi për bllokimin e ligjit për diasporë: PDK dhe LDK kanë frikë nga vota e mërgatës

Nga: M.H Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Ditë më parë në Kuvendin e Kosovës është propozuar nga partia VV të plotëoshet dhe ndryshohet ligji për zgjedhjet e përgjithshme.

VV propozu ligjin që do të ju mundësonte diasporës të votojnë më mirë dhe lehtë, mirëpo që i njejti propozim nuk është miratuar nga dy partitë kryesore PDK dhe LDK.

Ky propozim i ligjit u kthye pas nga dy partitë e që ngjalli reagime të mëdha edhe nga disapora duke mos e parë të arsyeshme këtë bllokim të ligjit nga dy partitë.

I pyetur për këtë temë, njoëhsi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi për “Bota sot”, u shpreh që ky refuzim i ligjit nga dy partitë vjen nga frika e votës së mërgatës. Sipas Kelmendit frika që dy partitë mund të humbasin votat ka bërë që të bllokojn ligjin mirëpo që të njejtit janë duke u kritikuar ashpër nga diaspora .

“Çështja e një ligji të tille që përcakton që edhe mergata e jonë të votoj është shumë domethënëse për të ardhmen demokratike të Republikës. Në këtë anë kërkohet që ky ligj të merr pëlqimin e Kuvendit të Kosovës dhe mërgata të votoj. Këtu ka frikë LDK dhe PDK . Këto dy parti kanë frikë se me votat e mërgatës do të humbin edhe më shumë në vota. Nga gjendja që është del se mërgata është kundër PDK-së dhe LDK-së.Mërgata po e kritikon ashpër LDK-n, më mirë nuk është as PDK. Duket se kjo pozitë e rëndë e këtyre dy partive në mërgatën shqiptare ka bërë që ligji mos të kaloj në Kuvend”, u shpreh Kelmendi.

Në fund Kelmendi thotë që ky bllokim i ligjit varet nga LDK dhe PDK, por e mira sipas analistit është që mos të bllokohet ky ligje edhe tek qytetarët (shtetasit) e Republikës jashtë vendit të votojnë.

Kelmendi shpreson që ky ligj të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Pra, LDK dhe PDK e bllokuan ligjin. A do të zgjatë ky bllokim varet nga këto parti. Por e mira është që mos të bllokohet ky ligje edhe qytetarët (shtetasit) e Republikës jashtë vendit të votojnë. Shpresohet se ky ligj do të kalojë më në fund në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat