Dorëheqja e Thaçit: Çfarë do të ndodhë me dialogun, ja parashikimi i Janjiqit

Politika

Dorëheqja e Thaçit: Çfarë do të ndodhë me dialogun, ja parashikimi i Janjiqit

Nga: B.S. Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 08:36
Dushan Janjiq

Dushan Janjiq, themeluesi i Forumit beogradas për marrëdhënie etnike, nuk pret vazhdim të shpejtë të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për shkak të aktakuzës së Gjykatës speciale në Hagë.

- Është e sigurt që Kosova tani do të duhet të merret me vetveten. Një nga gjërat e para është zgjedhja e presidentit. Është e mundur që të arrihet një marrëveshje, dhe kryesore është marrëveshja midis Hashim Thaçit dhe partisë së tij me Isa Mustafën nëse Osmani apo Mustafa do të zgjidhen president. Por, më patrë pres që nuk do të ketë marrëveshje. Vetëvendosje nuk do ta lejojë këtë dhe është mjaft e mundshme që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja, fillimisht parlamentare e pastaj edhe për president. Situata është e paqëndrueshme dhe vetë gjykimi do të ndryshojë kryesisht imazhin e UÇK-së. Partia e Ramush Haradinajt, Vetëvendosje, partia e Hashim Thaçit dhe partia e Kadri Veselit janë gjithashtu të lidhura me tablonë aktuale të UÇK-së. Kështu që, unë mendoj se do të ketë zgjedhje dhe se kjo është një vazhdim i ndryshimeve që ndodhën me depërtimin e të rinjve në zgjedhjet e fundit, dhe se do të ketë një ndryshim serioz në periudhën afatgjatë të skenës politike në Kosovë - parashikon Janjiq për gazetën beogradase "Danas".

Sipas tij, në atë situatë, Beogradi nuk ka sfida të mëdha dhe ka shumë të ngjarë të mos ketë vazhdim të dialogut.

- Në këtë ndikon edhe mosgatishmëria e tanishme e Lajçakut për të udhëhequr dialogun, por edhe nga mungesa e unanimitetit midis Brukselit dhe Uashingtonit. Edhe ata kanë interes të presin presidentin e ri të Amerikës dhe inaugurimin. Unë pres që dialogu të rifillojë në shkurt. Beogradit i përshtatet të heqë çështjen e Kosovës nga agjenda, sepse vetë Beogradi duhet të përgatitet për bisedime serioze, sepse nuk është gati tani. Dhe ata do të vijnë kur pozicionet e Amerikës dhe BE-së të harmonizohen. Nëse presidenti i ri i Amerikës do të jetë Joe Bideni, dhe ka shumë të ngjarë që ai do të jetë, Beogradi duhet të fillojë krejtësisht ndryshe - përfundon Janjiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat