Pyetja e gazetares që e vuri në siklet Vjosa Osmanin në Prekaz

Politika

Pyetja e gazetares që e vuri në siklet Vjosa Osmanin në Prekaz

Nga: G.B Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 12:52
Vjosa Osmani

U.D e presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka filluar sot ditën me aktivitete. Së pari ajo bëri homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova, për të vazhduar me homazhet në Prekaz tek familja e Jasharëve.

E për këto aktivitete pati reagime, për shkak se është vetëm ushtruese detyre, shkruan Bota sot.

Gjatë qëndrimit në Prekaz, Osmani u pyet se pse po i bën këto aktivitete dhe u përgjigj që Kushtetuta lejon një gjë të tillë.

“Zonja Osmani, ju jeni ushtruese detyre e Presidentit, pse po i bëni procedurat ceremoniale?” e pyeti një gazetare.

“Unë besoj që si rregull nuk do të duhej të përgjigjesha në një pyetje të tillë, sepse Kushtetuta e përcakton që secili president, secilin veprim që e bën një president, secilën kompetencë që e ka ai, e ka në të njëjtën kohë edhe ushtruesi i detyrës së presidentit. Kështu që nuk po ju kuptoj se çka saktësisht po dëshironi me këtë pyetje. Si po mendoni pse po i bëni ceremonitë?”, u përgjigj Osmani, ndërsa gazetarja ia ktheu se e mori përgjigjen.

Përgjigjen e Osmanit mund ta shihni në videon e mëposhtme nga minuta 10:20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat