Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Politika

Hallall ua bëj milionat, vilat, makinat e shtrenjta, por kurrë nuk ua bëj hallall që na keni vrarë ëndrrat

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 nëntor 2020 Në ora: 16:42
Foto ilustrim “Bota sot”

Mjafton të shohësh shtëpitë e tyre, me aq sa shohim shtrohet pyetja e zakonshme: si u bën këto shtëpi të tyre, me një pagë të një udhëheqësi të shtetit? Përgjigja që gjithsecilit i vjen është: kanë vjedhur.

Me kaq sa shohim, ndjejmë neveri karshi atyre që nën petkun e çlirimtarëve gllabëruan ditë e natë. Në, si shqiptarë, kemi vuajtur shumë, jemi edhe njerëz që falim, dhe padyshime dhe këtë hajni ua kishim fal, nëse kjo do të kishte kufi. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Fatmir Limajt, dhe të gjithë atyre që u bën milionerë, hallal ua bëj milionat, hallal edhe veturat luksoze, vilat, pushimet e shtrenjta, s’ka gjë, hallall u qofshin të gjitha, por një gjë nuk ua bëj kurrë hallal: që na keni vrarë ëndrrat, këtë nuk ua fali kurrë.

U kthyem nga lufta në Kosovë, dikush nga Amerika, dikush nga vendet më të mira të votës, sepse kishim një ëndërr: liria erdhi, tani do të jetojmë si të gjithë njerëzit Evropës me dinjitet.

Por, shpejt ëndrrat tonë filluan të venitën, liria nuk doli ashtu si e menduam, vendi u fut në rrugën e gabuar, pikërisht nga ata që shpresonim më së shumti. Shtetin e trajtuan si plaçkë, e vodhën, nuk i lan asnjë të drejtë për të kërkuar drejtësi. I ndershmi këtu nuk e pa vetëm, filluan rrugën e kurbetit, në Kosovën e lirë, që askush s’do e mendonte më parë.

Tani që u erdhi radha të arrestoheni nga Gjykata Speciale, askujt nuk i ka ardhur mirë në sensin e një luftëtari, por as keq jo, ngase nuk do largoheshin kurrë nga pushteti, ishte e vetmja formë për të ikur nga pushteti, që ky shtet të merr sado pak frymë. I keni zënë frymën, andaj hallall ua bëj të gjitha, por kurrë nuk ua bëj hallall që ëndrrat na i keni vra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat