Çfarë do të ndodhë me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në Hagë, profesori universitar shpjegon situatën – paralajmëron arrestime tjera

Politika

Çfarë do të ndodhë me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në Hagë, profesori universitar shpjegon situatën – paralajmëron arrestime tjera

Nga: N. H Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 17:48
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Njohësi i së drejtës Kushtetuese, profesor Riza Smaka, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka shpjeguar procedurat se çfarë ndodhë me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish kreun e PDK-së, Kadri Veseli, ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe deputetin e VV-së, Rexhep Selimi, tashmë të arrestuar nga Gjykata Speciale.

Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë kryer krime të luftës, si përndjekje, burgosje, arrestim dhe ndalim të paligjshëm, torturë, trajtim mizor, akte çnjerëzore, zhdukje me forcë e personave, vrasje, etj.

Përveç, katërshes Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në këta aktakuzë përmenden edhe personalitet tjera të cilat ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lidhur më këtë, se sa do të zgjas mbajtja e eproreve të UÇK-së në Hagë, Smaka sqaron se në parim procedurat juridike e penale zgjasin relativisht gjatë, nga se ai tregon se administrimi i provave kurdoherë është i ndërlikuar dhe jo aq lehtë.

Image
Riza Smaka

“Procedurat juridike - penale, në përgjithësi dhe në parim zgjasin relativisht gjatë nga se administrimi i provave kurdoherë është i ndërlikuar dhe jo aq lehtë i menaxhushëm. Në anën tjetër, aq sa aktualisht mund të dihet, për disa prova që do të pritej të administroheshin , mund të supozohet se do të qasen probleme referuar sigurimit nga se periudha kohore e supozimeve të kryerjeve të veprave penale dhe e administrimit të provave , është relativisht e gjatë”, është shprehur njohësi i së drejtës Kushtetuese, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai paralajmëron se procedurat juridike - penale të nisura konkretisht kundër disa personave nuk do të mund të jenë të shkurtra, pasi sipas tij, lista e personave të dyshuarve për krime të caktuara do të zgjerohet.

“Gjithsesi , procedurat juridike - penale të nisura konkretisht kundër disa personave publike të Kosovës, nuk do të mund të jenë të shkurtra aq më parë kur pritet që lista e personave të dyshuar për kryerje te veprave penale - krimeve të caktuara , padyshim se do të zgjerohet”, ka deklaruar profesori, Riza Smaka, ekspert i së drejtës kushtetuese, në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Të hënën, më 9 nëntor, në orën 15:00 pasdite do të mbahet paraqitja e parë e presidentit të dorëhequr të Kosovës, Hashim Thaçi, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

DHSK njoftoi se seanca e parë me presidentin e dorëhequr do të jetë publike.

Njëjtë raportohet të ndodhë edhe me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin, të cilët paraqitjen e parë do ta kenë ditën e hënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat