A mund t’ia sheh sherrin qeveria Hoti ushtrueses së presidentes, Vjosa Osmanit? Flet njohësi i çështjeve juridike

Politika

A mund t’ia sheh sherrin qeveria Hoti ushtrueses së presidentes, Vjosa Osmanit? Flet njohësi i çështjeve juridike

Nga: D.RR Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 16:55
Vjosa Osmani

Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit, ky i fundit dha dorëheqje nga posti i presidentit të vendit, e në vend të tij erdhi kryeparlamentarja Vjosa Osmani, sipas rregullores në fuqi, shkruan “Bota sot”.

Osmani vazhdimisht ka qenë kundër qeverisë Hoti, duke e konsideruar si jolegjitime dhe kryeministrin Hoti si një kryeministër që nuk buron nga populli, por nga pazaret e Hashim Thaçit.

Por a mund Osmani ta shfrytëzoj pozitën si U.D të presidentes së shtetit, për të vepruar kundër qeverisë aktuale?

Njohësi i çështjeve juridike dhe të kushtetutës, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” thotë se nuk mund të ketë ndonjë vendim të plotë të vendimmarrjes nga znj. Osmani.

Ai shprehet se autorizimet e saja janë thjeshtë formale dhe pa fuqi të plotë, dhe se vetëm presidenti/ja e zgjedhur direkt nga kuvendi, ka fuqi të vendimmarrjes së plotë.

“Ajo nuk është presidente e zgjedhur nga Kuvendi dhe autorizimet e saja janë thjeshtë formale pa fuqi të plotë të vendimmarrjes. Ajo po merret me provime të saj të çuditshme dhe jashtë protokollit shtetëror, kjo ka vetëm një post bazuar në sistemin parlamentare të shtetit tonë”, thotë ai.

Burjani shprehet tutje se nëse Osmani merr ndonjë vendim me pasoja juridike, mund të bëhet objekt i Kushtetueses.

“Ushtruesja detyrës po qe se e merr ndonjë vendim me pasoja juridike, mund të bëhet objekt i gjykatës kushtetuese. Pra thjesht është formale dhe figurative ushtrimi , pra ushtrimi i postit nuk do të thotë se është presidente, për shkak se për këtë post duhet të jetë e zgjedhur nga kuvendi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat