Analisti i jep të drejtë Vetëvendosjes për zgjedhje, Qeveria Hoti ka humbur legjitimitetin

Politika

Analisti i jep të drejtë Vetëvendosjes për zgjedhje, Qeveria Hoti ka humbur legjitimitetin

Nga: A.SH Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 22:18
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me një komunikatë duke thënë se, me zgjedhjen e Biden do të ketë ndryshime edhe në Kosovë.

“Kosova ka nevojë urgjentisht për zgjedhje të reja dhe qeveri e institucione legjitime”, thuhet ndër tjera në komunikatën e tyre.

Profesori, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se, me ardhjen e presidetit të ri Joe Biden jo vetëm që do të lihet anësh politika e papëgjegjshme e Trumpit brenda SHBA-së, por edhe në tërë botën e sidomos në Kosovë.

“Me ardhjen e presidetit të ri Joe Biden jo vetëm që do të lihet anësh politika e papëgjegjshme e Trumpit brenda SHBA-së, por edhe në tërë botën e sidomos në Kosovë. Qartë e lirisht mund të themi se qeveria e Hotit s'është qeveri e qytetarëve të Kosovës, s'është legjitime, po është formuar sipas dëshirave të të dërguarit amerikan Grenell. Frymëzues i mocionit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, pikërisht, ishin direktivat e administratës së ish-presidentit të SHBA-së Trump në krye më Grenellin. Kjo na detyron të themi se qeveria e Hotit e ka kuptimin e dëshirave politike të Grenellit e të Serbisë”, deklaron Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Ai shprehet se, kërkesa për zgjedhje të reja nga VV, është e drejtë pas të gjitha ngjarjeve që ndodhën kohën e fundit në Kosovë.

“Me shumë të drejtë LVV kërkon zgjedhje të reja, pas largimit të Trumpit e Grenellit, pas aktauzave të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve me radhë qeveria e Hotit e ka humbur legjimitetin plotësisht për të udhehequr Kosovën. Politikisht veprimet e Hotit ishin në përputhshmëri me Trumpit e Grenellit e për këtë shkak sa më parë Hoti e qeveria e tij duhet të japin dorëheqje të parevokueshme e urgjetisht të bëhen zgjedhjet te reja parlamentare, pasi kjo qeveri ka mbetur pa parnetitetin e Trampit dhe Grenellit. Pra, largimi i Trumpit e Grenellit, aktakuzat ndaj elitës së lartë shteterore, vjedhja e dy milione eurove nga buxheti i Kosoves, vetevetiu krrkojnë e ushqejnë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat