Gruhonjiq: Nacionalizimi serbomadh është ngritur nga varri, mund të ketë luftëra të reja

Politika

Gruhonjiq: Nacionalizimi serbomadh është ngritur nga varri, mund të ketë luftëra të reja

Nga: B.S. Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 08:18
Dinko Gruhonjiq

Gazetari nga Novi Sadi Dinko Gruhonjiq ka vlerësuar se nacionalizmi serbomadh në regjion është "ngrotur lugat" dhe ka tërhequr vërejtjen se në atmosferën e konfliktit të ngrirë nuk duhet përjashtuar as mundësinë e luftërave të reja në Ballkan.

Me rastine e 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrrëveshjes së paqes në Dejton, Gruhonjiqi për portalin VOICE ka thënë se lufta ka mbaruar, por se shoqëritë në regjion ende jetojnë në atmosferë të konfliktit të ngrirë, ndërsa, pos në margjina, nuk ka alternativë të vërtetë ndaj politikave nacionaliste.

"Tash duket më e sigurt se do të zgjasë ky proces i kalbjes së shoqërisë e cila është e zhytur në gjak të viktimave të shumta të pafajshme. Në qoftë se vazhdon ky trend i "lugatëzimit" të nacionalizimit serbomadh, unë nuk do të përjashtoja as mundësinë e luftërave të reja në Ballkan", ka thënë Gruhonjiq.

Ai vuri në dukje se teza se Serbia është garantuese e Marrëveshjes së paqes së Dejtonit është përhapur vazhdimisht në mediat vendase dhe tha se "kjo është gënjeshtër".

"Serbia nuk është garantuese dhe Sllobodan Millosheviqi u soll në Dejton për të nënshkruar marrëveshjen, jo për të qenë garantues i saj, por si një nga palët në luftë, sepse ajo luftë kishte karakterin e një konflikti ndërkombëtar. Garantuesit e Marrëveshjes së Dejtonit janë ekskluzivisht në Bordin drejtues të Këshillit të zbatimit të paqes, në të cilin - natyrisht - nuk ka përfaqësues të Serbisë dhe Kroacisë, "tha Gruhonjiq.

Ai vlerësoi se ligjërimi i medias vendase është "një provë tjetër që Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga ëndrra e 'aneksimit' të Republikës Sërpska".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat