Profesori: Pafajësia e Krasniqit i jep kurajo luftës së pastër të UÇK-së

Politika

Profesori: Pafajësia e Krasniqit i jep kurajo luftës së pastër të UÇK-së

Nga: M.H Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 14:42
Jakup Krasniqi

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale, ku po paraqitet për herë të parë.

Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Krasniqi është emocionuar teksa ka folur në paraqitjen e parë para Gjykatës Speciale. Ai ka pasur kritika të ashpra për këtë gjykatë, derisa në jo pak momente emocionuese gjatë deklarimit të tij, atij i është dridhur zëri.

Nga gjykimi Krasniqi u shpallë i pafajshëm.

Në lidhje me këtë temë, profesori Sulejman Mehazi u shpreh që pafajësia e Krasniqit i jep kurajo luftës së pastër të UÇK-së duke u shprehur që është turp që Specialja të ftoj Krasniqin po edhe UÇK-në në seanca gjyqësore.

Image
Sulejman Mehazi

“Na gëzon pamasë pafajësia e Jakup Krasniqit para Gjykatës Speciale të Hagës, kjo i jep kurajo luftës së pastër të UÇK-së e në anën tjetër na bën të dyshojmë se diçka nuk është në rregull me drejtësinë e kësaj Gjykate Speciale? Si është e mundur të kompromitohet jo vetëm personaliteti i Jakup Krasniqit, po edhe e UÇK-së, të ftohet në Hagë për shkak aktakuzës e gjatë seancës gjyqësore Krasniqi te del i pafajshëm, është turp i paparë i kësaj Gjykate Speciale”, u shpreh Mehazi.

Në fund profesori thotë që Krasniqi është njëri ndër intelektualët që ka qëndruar pasiv e larg rrjedhave politike të Kosovës. Pafajësia e Krasniqit tregoi edhe njëhere që UÇK-ja, ka bërë luftë të drejtë.

“Nëse ndonjëri që ka autoritet e më pak është i përfolur për krime e vrasje për ndershmëri e urtësi, kush tjetër përveç Jakup Krasniqit, ai gjatë kohë është pasiv e larg rrjedhave politike të Kosovës. Pasi Krasniqi doli i pafajshëm para kësaj gjykate pa dyshim mund të themi se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, pa marrë parasyshë aktakuzat e dënimeve të Thaçit, Veselit e Selimit, Krasniqi do mbetet vulë e luftës së drejtë të UÇK-së”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat