Ja sa mund të qëndrojnë të akuzuarit në Hagë

Politika

Ja sa mund të qëndrojnë të akuzuarit në Hagë

Nga: D.B. Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 17:40
Foto Ilustrim

Në lidhje me atë se sa mund të qëndrojnë të akuzuarit në Hagë, deri në procesin final, njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani ka thënë për gazetën “Bota sot” se procesi seancave gjyqësorë në Hagë mund të zgjasin varësisht nga provat dhe dëshmitë.

Sipas tij, kjo mund të zgjatë nga numri i dëshmitareve, ballafaqimet ndërmjet palëve mbrojtëse dhe palëve tjera e veçmas nga prokuroria që është e obliguar të vërtetojë provat dhe dëshmitë.

Image
Blerim Burjani

“Pra është vështirë për të predikuar se deri kur do të përfundojnë këto akuza deri tek vendimi përfundimtar. Prokuroria duhet të jetë e qartë dhe e sinqertë në punën e saj nëse nuk ka prova dhe dëshmi relevante, atëherë ta mbyll procesin më herët. Pra pretendimet e saj duhet të jenë me bazë dhe në esencë të rolit të saj. Pra të mos ketë gjëra hiperbolike apo të natyrës për gjatë procesit për të gjetur fakte që si kanë të ditura, ashtu siç veprojnë këto gjykata hibride.Pra roli i prokurorisë duhet të jetë i përgjegjshëm dhe efikas në përputhje me të drejtat e njeriut”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat