Lajm i keq për Avdullah Hotin: Nëse nuk ndodhë kjo, rrëzohet Qeveria

Politika

Lajm i keq për Avdullah Hotin: Nëse nuk ndodhë kjo, rrëzohet Qeveria

Nga: P.R Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 20:26
Avdullah Hoti

Gjatë ditës së sotme, si presidente në detyrë, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin, Avdullah Hoti.

E pas këtij takimi, Hoti tha se në këto rrethana, të gjitha partitë politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur një zgjidhje pas dorëheqjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi.

"Biseduam për të gjitha çështjet që duhet të koordinohet kryeministri me presidentin e vendit në këtë kohë... diskutuam për zhvillimet e fundit dhe u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate për të çuar mesazhin e qartë. Unë jam tepër i interesuar që, pavarësisht zhvillimeve politike dhe proceseve që kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së presidentit të vendit, ku tash forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhjen. Të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të Republikës së Kosovës", u shpreh kryeministri Hoti.

E për këto zhvillime në vend, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Tani ky realitet i ri politik i krijuar në Kosovë pas veprimeve të Gjykatës Speciale, kërkon një qartësi veprimesh nga klasa politike e vendit. Nëse flasim për koalicionin qeveritar i cili duhet ta pranojmë se qëndron mbi këmbët e qelqta, paraqet nevojën e nisjes së një dialogu të gjerë politik për të vendosur se cilat do të jenë hapat e ardhshëm për ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë politike e institucionale”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Më tej, Haziri ka paralajmëruar përfshirjen e PDK-së në qeveri.

“Dhe i takon vet LDK-së si udhëheqëse e qeverisë së vendit për ta marrë këtë iniciativë ku do të shihen mundësitë e zgjerimit të koalicionit që do të thotë përfshirja e PDK-së në koalicion që më pas mund të prodhonte edhe zgjedhjen e presidentit, me çka vendi do të bënte hapa serioz në kthimin e normalitetit sa i përket funksionimit të institucioneve të vendit”, u shpreh Haziri.

E nëse nuk ndodhë që PDK të përfshihet në Qeveri, Haziri deklaron se do të rrëzohet qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Mirëpo si duket vet brenda koalicionit qeverisës ka përplasje e cila lidhet me ambicien e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj që ai të zgjidhet president i vendit dhe në anën tjetër kundërshtimin e LDK-së, dhe si duket në këtë pikë nuk do të arrihet kompromis në mes partnerëve të koalicionit, dhe kjo detyrimisht qon në rrëzimin e qeverisë Hoti dhe çuarjen e vendit drejtë zgjedhjeve të parakohshme, që marrë parasysh polarizimin e skajshëm të skenës politike, raporteve të përkeqësuara ndërmjet partive politike, zgjedhjet e reja në vend se të prodhojnë zgjidhje, do të prodhojnë një ngërç politik dhe institucional me pasoja të rënda për Kosovën. Andaj mendoj se rikonfigurimi i koalicionit qeveritar dhe zgjedhja e presidentit të ri të vendit do të ishte shumë më e dobishme she shkuarja në zgjedhjet e parakohshme”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat