Fitorja e Joe Biden mirëpritet në Kosovë

Politika

Fitorja e Joe Biden mirëpritet në Kosovë

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 10 nëntor 2020 Në ora: 08:12
Joe Biden

Kandidati i demokratëve, Joe Biden, gjatë ditës së shtunë është shpallur presidenti i radhës në SHBA.

Joe Biden ishte në garë me ish-presidentin, Donald Trump, megjithatë Trump ende nuk po e pranon realitetin e ri duke u shprehur që dy javët e fundit mund të ndryshojnë gjithçka.

Biden fitoi fillimisht 270 votat elektorale, që i duheshin për fitore, më pas votat u shtuan edhe kur ai fitoi në Pensilvani.

Me fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente.

Biden dhe Harris nisën këtë rrugëtim së bashku për të përfunduar në një triumf të merituar nga votat e qytetarëve në Amerikë, shkruan “Bota sot”.

Pas shpalljes së fitores së tyre, Biden ka dal të flas para qytetarëve amerikanë, të cilët e prisnin me plotë vullnet të dal në skenë dhe të flas për planet që ka për shtetin e tyre.

Biden u shpreh mirënjohës për secilin që ia kishin besuar votën e tyre, duke premtuar që do të përkushtohet për vendin për ta sjellë më të mirën prej tij.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka thënë ai.

Zgjedhjet në Amerikë padyshim që prekin edhe shtetin e Kosovës, kështu duke bërë që edhe Kosova të ndjek të gjitha fazat deri tek zgjedhja e fituesit. Vendi ynë pret që në Biden të merr frontin në dialogun Kosovë-Serbi dhe të gjej një zgjidhje, duke mos u dëmtuar shteti ynë por të ketë një marrëveshje në të mirë të vendit.

Fitorja e Biden u mirëprit nga shumica e liderëve të vendit, udhëheqësit e institucioneve shtetërore dhe drejtuesit e partive politike në Kosovë e kanë uruar presidentin e zgjedhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku në të të gjitha urimet e tyre Biden cilësohet si mik e mbështetës i Kosovës.

Duhet përmendur që Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë lideri i vetëm politik në Kosovë që u ka bërë thirrje votuesve shqiptaro-amerikanë të votojnë për Bidenin, e ka quajtur historike fitoren e Bideni.

Basha: Uroj që zgjedhja e Bidenit të jetë drita në fund të këtij tuneli

Deputeti nga radhët e VV-së, Dimal Basha, u shpreh që zgjedhja e Biden ësht ënjë dritë në fund të tunelit dhe një fillim për mbarësi për gjithë Kosovën.

Image
Dimal Basha

Basha përmend që fitorja e Biden largoi nga detyra edhe Grenellin i cili ka shkel mbi qeverinë më të mirë dhe ka shkel mbi luftën e drejtë e mbi viktimat.

“Uroj që zgjedhja e Bidenit të jetë drita në fund të këtij tuneli dhe fillim i një mbarësie për të gjithë ne.Për ne si Kosovë mjafton që nuk do ta kemi një Grenell. Që nga fillimi e kam kundërshtu me ngulm, por gjithmonë sepse qëndrimet e tija kanë qenë në kundërshtim me vlerat që t’i mëson Amerika. Grenell ka shkel mbi qeverinë më të mire që e kemi pasur, ka shkel mbi luftën e drejtë, mbi viktimat, mbi të drejtë tonë për të qenë i barabartë, dhe të gjitha këto duke shty agjenda të tij personale”, u shpreh Basha.

Ndër të tjera, Basha thotë që Grenell nuk e arriti vet rrëzimin e qeverisë Kurti, por edhe gjeti në mesin tonë politikanë pakurrizorë që për interesa të tyre e tradhëtuan interesin e vendit.

“Dhe të mos harrojmë se Grenell nuk e arriti vet rrëzimin e qeverisë Kurti, por sepse në mesin tonë gjeti politikanë pakurrizorë që për interesa të tyre e tradhëtuan interesin e vendit, dhe tani që deri dje Grenelli ishte më i dashuri i tyre, tash dalin si hipokritë e na flasin se si qenkan gëzuar për Biden”, thotë Basha.

Shahu: Biden ka treguar me kohë që është mik i Kosovës

Analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që fitorja e Biden është e mirëpritur nga Kosova dhe shqiptarët sepse Biden e ka treguar vetën me kohë që është mik i Kosovës dhe avokat i madhë i shqiptarëve.

Image
Rexhep Shahu

“Fitorja e Biden është shumë e mirëpritur në Kosovë dhe mes shqiptarëve pasi ai e ka shpallë dhe provuar me kohë se është mik i Kosovës dhe avokat i madhë i shqiptarëve. Presidenti Biden që merr postin në janarin që vjen besojmë se është i informuar me çështjen e Kosovës dhe dialogun e zvarritur mes shqiptarëve e serbëve”, u shpreh Shahu.

Më tej, Shahu thotë që Biden është I informuar për çështjen e Kosovës dhe e mira e kësaj është që Biden nuk do të ketë nevojë që të I tregojnë të tjerët sepse është I informuar vet. Shahu nuk lë anash edhe kontributin e Trump-it I cili bëri Kosovën me ushtri dhe inicioi fonde dirkete amerikane për zhvillim të rajnit me fokus Kosovën.

“Besoj se kur të gjykohet për Kosovën ai nuk ka nevojë t'ia shkruajnë letrat të tjerët pasi e njeh vetë çështjen Kosovë për të cilën ai ka qenë i investuar më kohë si senator. Kosova ka mirënjohje të thellë ndaj presidentit Trump pasi vullneti i tij e bëri Kosovën me ushtri dhe inicioi fonde direkt amerikane për zhvillim të rajonit me fokus Kosovën”, thotë Shahu për “Bota sot”.

Ahmeti: Fitorja e Biden është mirëpritur, pasi e kaluara e tij në vazhdimësi ka qenë pro proceseve të rëndësishme për shqiptarët

Njohësi i çështjeve politike, Hidajet Ahmeti, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, u shpreh që populli i Amerikës ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet që ishin fer dhe demokratike.

Image
Hidajet Ahmeti

Ahmeti thotë që fitorja e Biden është mirëpritur nga shqiptarët kjo për faktin që Biden ka qenë gjithmonë afër popullit tonë që nga deklarata e tij për ndërhyrjen e NATO-së, e deri tek konsolidimi i vazhdueshëm i shtetit të Kosovë.

“Populli Amerikan e tha fjalën e vet përmes zgjedhjeve të drejta, fer e demokratike. Edhe njëherë u dëshmua demokracia e konsoliduar në Amerikë, por njëkohësisht edhe niveli i lartë i kulturës politike e qytetare. Fitorja e Joe Biden është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga shqiptarët, pasi e kaluara e tij në vazhdimësi ka qenë pro proceseve të rëndësishme për shqiptarët. Populli ynë ka përcjell më vëmendje dhe përkushtim fushatën, por edhe procesin zgjedhor dhe në përgjithësi. Procesi zgjedhor ka qenë atmosferë emocioni për çdo qytetarë të Republikës së Kosovës, edhe pse kishte edhe prej tyre se ishin skeptik në fitoren e tij.Gjykoj se fitorja e Joe Biden ka qenë emocionalisht e lidhur me shqiptarët e Kosovës, pasi deklaratat e tij në kaluarën në raport më ndërhyrjen e NATO-s, procesin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, por edhe konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit të Kosovës”, tha Ahmeti.

Në fund, Ahmeti shprehët që shqitparët kanë dashuri të jashtëzakonshme karshi popullit të Amerikes pasi këta të fundit kanë dhënë kontribut të madhë për shtetin e Kosovës.

Administrata amerikane karshi shqiptarëve, në veçanti ndaj Kosovës gjithherë ka dëshmuar seriozitet, pamarrëparasysh ndryshimeve në udhëheqje në administratën e re dhe se shteti i Amerikes nuk do të lejoj asnjëhere që Kosova të rrëshqas drejtë dështimit, për shkak të një klike të korruptuarsish, shprehët Ahmeti.

“Në shumë matje të opinionit është dëshmuar se shqiptaret kanë një dashuri të jashtëzakonshme karshi popullit amerikan, por në të njëjtën kohë vlerësojnë lartë sakrificën e tyre në shumë procese që kanë sjellur Kosovën këtu ku jemi, sidomos në procesin intervenimit të NATO-s, shtetformimit të Kosovës dhe tash kontributin e saj në konsolidimin e shtetit të Kosovës. Administrata amerikane karshi shqiptarëve, në veçanti ndaj Kosovës gjithherë ka dëshmuar seriozitet, sinqeritet e mbi të gjitha maturi politike, dhe një gjë e tillë nuk duhet harruar. Pamarrëparasysh ndryshimeve në udhëheqje në administratën e re amerikane, politika e amerikane do të jetë promotor e ndryshimeve substanciale që duhet të ndodhin në Kosovë. Shteti i Kosovës është projekt amerikan, dhe amerikanët nuk lejojnë që shteti Kosova të rrëshqas drejtë dështimit, shkaku i një klike të korruptuarsish. Amerika do të vazhdojë në mbështetje në konsolidimin e shtetit të Kosovës, pasi janë në dijeni për të kaluar dhe sakrificën e popullit shqiptar, por edhe padrejtësitë që ua kanë bërë evropianët gjatë histories”, përfundon Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat