Cameron Munter: Trumpi nuk është brengosur shumë për Kosovën

Politika

Cameron Munter: Trumpi nuk është brengosur shumë për Kosovën

Nga: B.S. Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 09:44
Cameron Munter

Nuk besoj se Trump me të vërtetë është kujdesur për zgjidhjen e çështjeve si ajo në Kosovë-Serbi, por që, përkundrazi, ai donte ta përdorte këtë temë për të rritur popullaritetin e tij në shtëpi, ka thënë ish-ambasadori i ShBA-së në Serbi Cameron Munter. 

"Për këtë arsye, unë nuk jam dakord që Trump do të ishte një "mundësi më e mirë" - dialogu Kosovë-Serbi kërkon diplomaci të durueshme, dhe jo vetëm një samit në Uashington", ka thënë Munter në një intervistë për "Danas"-in.

Munter pret që administrata e Bidenit do të mbështesë ato elemente të Marrëveshjes së Uashingtonit që do të kontribuojnë për paqen në këtë rajon dhe zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se është mirë që Trumpi ka kthyer vëmendjen e Korporatës hvillimore financiare (DFC) për këtë regjion, gjë që e ka quajtur shembull të mirë se si Amerika mund të ndihmojë vendet në këtë rajon të zgjidhin problemet e saj të ndezura ekonomike.

I pyetur se si e sheh gjendjen politike në Beograd e Prishtinë, meqë në Beograd është formuar Qeveria e re, ndërsa në Prishtinë presidenti ka dhënë dorëheqje, Munter ka thënë se beson se të dy palët do të punojnë me kolegët e tyre evropianë e amerikanë.

"Si rëndom, situata e brendshme politike në Prishtinë e në Beograd është e ndërlikuar. Shpresoj se liderët e të dy shteteve do të vazhdojnë të angazhohen, se do të punojnë me kolegët e tyre evropianë e amerikanë, dhe që do të vazhdojnë t'i inkurajojnë vtuesit e tyre se marrëdhëniet e mira janë në interes të të gjithëve", ka thënë Munter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat