Petkoviq: Serbia do të insistojmë në realizimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën

Politika

Petkoviq: Serbia do të insistojmë në realizimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën

Nga: B.S. Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 10:07
Pertar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot në takim me ambasadorin gjerman në Serbi Thomas Schieb ka thënë se Serbia do të vazhdojë të insistojë në implementimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën në Bruksel.

"Danas" transmeton kumtesën, sipas të cilës Petkoviq e ka informuar ambasadorin Schieb për rrjedhën e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, duke theksuar se Bashkimi Evropian është garantues për zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Prishtinën.

"Beogradi veçanërisht do të kërkojë formimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave Serbe, me të gjitha kompetencat që i përkasin në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, që është detyrim me përmbushjen e të cilit Prishtina po vonohet për shtatë vjet e gjysmë," tha Petkoviq.

Petkoviç tha gjithashtu se Beogradi "do të mbetet i përkushtuar ndaj dialogut, si mënyra e vetme për zgjidhjen paqësore të të gjitha çështjeve të hapura dhe krijimin e parakushteve për stabilizimin e përhershëm të situatës në Ballkanin Perëndimor, e cila është gjithashtu mënyra e vetme që mund të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse".

"Beogradi shpreson të vazhdojë bashkëpunimin e suksesshëm me partnerët gjermanë, në kërkim të zgjidhjeve kompromis për problemet ekzistuese në rajon," tha Petkoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat