Thaçi e Veseli në bankën e Gjykatës Speciale, reagon Mehmeti, ja pse u krijua kjo Gjykatë

Politika

Thaçi e Veseli në bankën e Gjykatës Speciale, reagon Mehmeti, ja pse u krijua kjo Gjykatë

Nga: A.SH Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:56
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Sot është paraqitur para Gjykatës Speciale ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ndërsa një ditë më parë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Analisti politik, Faton Mehmeti, për “Bota sot”, ka komentuar ngjarjet duke thënë se, duke thënë se deri te gjykimi tyre ka ardhur nga si pasojë e kapjes së shteti, duke qenë se në një shtet të kapur asnjë akuzë ndaj ndonjë zyrtari të lartë të shteti nuk mund të kishte gjykim të drejtë.

“Gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ka ardhur si pasojë e kapjes së shteti, duke qenë se në një shtet të kapur asnjë akuzë ndaj ndonjë zyrtari të lartë të shteti nuk mund të kishte gjykim të drejtë. Përveç kësaj ata që ishin në krye të shteti, e që ishin pikërisht ish-udhëheqësit e UÇK-së e krijuan Gjykatën Speciale, andaj pasojat po i vuajnë vet”, thotë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Sipas tij, me rëndësi është që gjykimi të jetë i drejtë, dhe vetëm kështu mund të dalin në pah fajtorët apo jo fajtorët.

“S’ka rëndësi shumë akuzat, me rëndësi është që gjykimi të jetë i drejtë, dhe vetëm kështu mund të dalin në pah fajtorët apo jo fajtorët. S’ka shqiptar, nuk dua që asnjë nga ish-udhëheqësit e UÇK-së të dënohet për kohën e luftës, por jam po ashtu ithtar që ata të dënohen për rrënim të shteti, vjedhën e saj dhe hajnin që e kanë bërë”, ka deklaruar Mehmeti.

Me tej, ka thënë se verdikti i fundit i mbetet Gjykatës Speciale, e cila nuk ndikohet nga simpatitë apo antipatitë ndaj dikujt, por nga faktet, e të cilat duhet të argumentohen.

“Megjithatë, i mbetet Gjykatës Speciale që të jep verdiktin e saj, personalisht besoj tek drejtësia e Gjykatës Speciale, e cila nuk ndikohet nga simpatitë apo antipatitë ndaj dikujt, por nga faktet, e të cilat duhet të argumentohen. Kështu që, ata që javën të pastër s’kanë pse të ndjehen të trishtuar, thjeshtë të presin dhe koha do të jetë të favor të tyre”, përfundon Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat