Jo liria, hajnia ka emër

Politika

Jo liria, hajnia ka emër

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 10 nëntor 2020 Në ora: 19:22
Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi

Së fundi, pas arrestimit të figurave të larta të UÇK-së, u lansua slogan “Liria ka emër’’. Ky lansim u bë nga njerëz të afërt të ndonjë nga të arrestuarit, e të cilët me folklorizëm duhet tu hedhin pluhur sy shqiptarëve për të vërtetën e dukshme.

Në fakt, Liria është nocion që brenda vetës ngërthen aspiratat e një populli, një tërësie, në këtë rast popullit shqiptar. Për këtë liri shumë njerëz kanë dhënë jetën, andaj sinonim i të gjithë atyre është liria, e cila nuk guxon të përvetësohet nga askush.

Liria s’ka emër të përveçëm, në fakt janë njerëzit e përveçëm të cilët identifikohen me lirinë, por liria nuk është pronë e dikujt, ajo u përket të gjithëve. Prandaj lanësimi i këtij slogani, në rastin konkret nuk përkon me realitetin, ajo devijohet nga qëllimi i vërtetë i saj, duke u përdorur edhe për qëllime krejtësisht populiste.

Derisa liria është tërësi e shume individëve, hajnia në anën tjetër është vepër personale, për të cilën secili mban përgjegjësi individuale.

Këtyre njerëzve, sado që kanë dhënë apo jo kontribut gjatë luftës, nuk i identifikon aspak slogan “Liria ka emër”, më tepër identifikohen me sloganin “Hajnia ka emër”. Nuk mund te jetë dikush edhe patriot edhe hajn, ai që e ka kapur pushkën për te luftuar për atdheun e tij, nuk ka pasur qëllim për tu pasuruar. Pasuria më e madhe për të është liria e vërtet, aty ku të gjithë të jenë të barabartë.

Pavarësisht se kanë bërë shumë dëme të mëdha popullit, ish udhëheqësit e UÇK dua që mos të dënohen në Hagë për luftën ndaj Serbisë, por dua që të vijnë të pafajshëm në Prishtinë, dhe sapo të arrijnë të arrestohen për hajni, për të cilën emrat tashmë dihen se kush janë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat