Aktakuza e Speciales ndaj Xhavit Halitit? Haziri e ‘zbulon’ se kur do të ndodhë - ja ku është përmendur emri i tij

Politika

Aktakuza e Speciales ndaj Xhavit Halitit? Haziri e ‘zbulon’ se kur do të ndodhë - ja ku është përmendur emri i tij

Nga: N. H Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 22:36
Xhavit Haliti

Pas Jakup Krasniqit e Hashim Thaçit, edhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u deklarua sot i pafajshëm për aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Gjatë seancës së parë në Hagë, mbrojtja e Veselit tha se do të kërkojë lirimin e tij deri në nisjen e gjykimit.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli kur u pyet nëse dëshiron të deklarohet i pafajshëm apo fajtor për aktakuzën.

Veseli dyshohet për vepra penale që kanë të bëjë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Të njëjtin fat, sikurse të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, pritet ta ketë edhe ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.

Edhe pse ditën e djeshme u përmend shumë emri i ish-eprorit tjetër të UÇK-së, Xhavit Haliti, se edhe ky i fundit do të udhëtojë për në Hagë. Një gjë të tillë e mohoi Haliti, duke thënë se edhe me tej nuk i ka ardhur ndonjë ftesë nga Specialja.

Lidhur me çështjen, se çfarë do të ndodhë me Xhavit Halitin, për këtë ka folur njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetën “Bota sot”, ka thënë se edhe emri i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit edhe ish-nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, do të shkojë për në Hagë, pasi sipas tij, edhe emri i këtij të fundit është përmendur në raportin e Këshillit të Evropës të Dick Martyt.

“Njeri nga personat e përmendur në raportin e Këshillit të Evropës të Dick Martyt është edhe Xhavit Haliti, i cili poashtu është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale”, shprehet Haziri, për gazetën “Bota sot”.

Madje, Haziri ka edhe një parashikim sa i përket aktakuzës ndaj Xhavit Halitit, ku thekson se aktakuza ndaj ish-komandantit të UÇK-së do të konfirmohet së shpejti.

Image
Nexhat Haziri

“Andaj, marrë përbazë këtë dhe përgjegjësit e Xhavit Halitit në hierarkinë komanduese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe një bashkëpunëtor dhe bashkëvendimmarrës edhe më këta të tjerët që tashmë iu janë konfirmuar aktakuzat dhe kanë dal para trupit gjykues, mendoj se së shpejti do t;i konfirmohet aktakuza”, ka deklaruar analisti politik Nexhat Haziri për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, kujtojmë se të mërkurën do të jetë paraqitja e parë e për ish-eprorin tjetër të Ushtrisë Clirimtarë të Kosovës, Rexhep Selimi, para Gjykatës Speciale.

Selimi me 11 tetor 2020, në orën 11:00, do të paraqitet para Gjykatës Speciale.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale thuhet se paraqitja e parë e Rexhep Selimit do të mbahet në seancë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat