A do bie poshtë marrëveshja e 4 shtatorit Kosovë-Serbi me ardhjen e Biden?

Politika

A do bie poshtë marrëveshja e 4 shtatorit Kosovë-Serbi me ardhjen e Biden?

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 11 nëntor 2020 Në ora: 17:03
Joe Biden, foto nga vizita e tij në Kosovë

Me fitoren e Joe Biden mendohet se do të ndryshojë edhe qasja amerikane ndaj politikave në raport me Kosovën.

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë janë nënshkruar disa marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ku pjesëmarrës ishin Presidenti amerikan Donald Trump dhe emisari special, Richard Grenell.

Analistët vlerësojnë se, puna e marrëveshjeve duhet të rishikohet nga administrata e cila vije në krye nga ana amerikane.

Shahu: Ato janë marrëveshje të noterizuara prej presidentit të Amerikes dhe besoj do të zbatohen

Analisti politik, Rexhep Shahu për “Bota sot” ka thënë se, ato janë marrëveshje të noterizuara prej presidentit të Amerikes dhe besoj do të zbatohen, do të vazhdojnë, do të jenë në fuqi.

Image
Rexhep Shahu

“Marrëveshje janë, nënshkruar në zyrën ovale të Shtepisë së Bardhë, ato janë marrëveshje të noterizuara prej presidentit të Amerikes dhe besoj do të zbatohen, do të vazhdojnë, do të jenë në fuqi. Sa i përket Kosovës, Amerika ka ndjekë një linjë, një vijë që nga presidenti Bush i parë e deri tani tek Trump. Herë më intensive e herë më pak intensive por Kosovën e kanë patur në fokus të politikës së jashtme”, shprehet Shahu.

Ai thekson se, Amerika nuk ecën sipas orekseve apo humorit të një zyrtari apo një tjetri, sepse atje maksimumi një president mund të qeverisë 8 vjet.

Pastaj jo thjeshtë e vetëm për interesat e Kosovës por edhe në përputhje me interesat amerikane që ajo ka për rajonin ku nuk don të lejojë ndikim sllavo-rus apo turko-kinez. Nëse rajoni ikën nga interesat e shtetit amerikan, atëherë është gjë tjetër. Besoj fort se Amerika nuk ecën sipas orekseve apo humorit të një zyrtari apo një tjetri, të një mandatari apo një tjetri sepse atje maksimumi një president mund të qeverisë 8 vjet. Marrëveshjet apo planet për Kosovën besoj se do të vijojnë.

Bujrani: Marrëveshjet do të rishikohet nga administrata e re Biden, dhe do të zbatohet

Analisti Blerim Burjani për “Bota sot”, ka thënë se, kjo duhet të rishikohet nga administrata e re Biden dhe pasatj do të zbatohet.

Image
Blerim Burjani

“Do të rishikohet nga administrata e re Biden, dhe do të zbatohet, pra pres një qartësim operativ të marrëveshjes së 4 shtatorit, ky rishikim i administratës së re mund të ndodhë pas muajit shkurt e mars, do të caktohet një emisar i ri që do të merret me dialogun”, deklaron Burjani.

Dunahaj: Do të shihen nga këndvështrimi i administratës së re, e cila do t'ua përshtasë politikave programore në të ardhmen

Kurse, analisti Leon Dunahaj për “Bota sot” ka thënë se, edhe pas ndrërrimit të adiministratave amerikane ato sit ë tilla duhet të kenë validitet.

Image
Leon Dunahaj

“Çështja e marrëveshjeve ndërkombëtare mes shteteve, është e bazuar në kontekstin e marrëdhënieve bilaterale mes shteteve dhe, si të tilla duhet të kenë validitet edhe pas ndryshimit të pushteteve në shtetet respektive. Megjithatë, me ndryshimin e administratave, mund të ndodhë që në çështje të caktuara të kemi mosrespektim, përkatësisht mosrealizim të tyre”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, zgjidhjet e mundshme do të shihen nga këndvështrimi i administratës së re, e cila do t'ua përshtasë politikave programore në të ardhmen

“Në rastin konkret besoj që shumica e marrëveshjeve të arritura, janë me interes edhe për SHBA-të. Natyrisht që zgjidhjet e mundshme do të shihen nga këndvështrimi i administratës së re, e cila do t'ua përshtasë politikave programore në të ardhmen. Për Kosovën, nuk besoj që do të ndryshojë diçka, ndoshta për shumë skeptik ndaj administratës Trump, do të jetë me e lehtë për t'i oranuar konkluzionet, megjithatë, mendoj që për ne, SHBA është e njëjtë, mund të ndryshoj vetëm dinamika”, përfundon Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat