Po rrezikohet puna e Qeverisë Hoti

Politika

Po rrezikohet puna e Qeverisë Hoti

Nga: A.Z Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 21:45
Foto ilustrim

Pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, janë miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ndërkohë që Qeveria ka ndërmarr masa të reja, e të cilat janë ndarë në dy grupe në ato që vlejnë për tërë territorin e Kosovës dhe ato specifike për komunat veç e veç.

Por, a duhet të ketë mbyllje përsëri të vendit e ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike Skënder Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, mos përkrahja e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke e pasur parasysh situatën në të cilën po kalon Kosova, paraqet largim nga parimet bazë. Me veprimet e pamatura në Kuvend është rrezikuar edhe besimi dhe vazhdimi i punës së kësaj qeverie.

“Mos përkrahja e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke pasur parasysh situatën dhe gjendjen në të cilën ndodhemi më pandeminë Covid-19 , dhe proceset në të cilat po kalon Kosova, paraqet largim nga parimet baze , dhe çdo shmangie nga këto parime, mbi besimin qe kanë dhënë qytetaret, me këto veprime shume te pamatura ne Kuvend, është rrezikuar besimi dhe është rrezikuar edhe vazhdimi i punës se kësaj qeverie”, tha ai.

Më tej ka shtuar se pjesa dërmuese e qytetarëve nga shtresat e varfra kanë nevojë për përkrahjen nga institucionet e shtetit por që fatkeqësisht nuk po e gjejnë mbështetjen e nevojshme, kështu duke e vështirësuar edhe më shumë menaxhimin e situatës.

“Kur pjesa dërmuese e qytetareve janë nga shtresa të mesme dhe të varfër, ata kanë nevojë për përkrahje te madhe nga institucionet e shtetit, e fatkeqësisht nuk po gjejnë mbështetjen e nevojshme. Kjo lëngatë e shekullit, njerëzimit është duke i shkaktuar viktima të mëdha , si dhe dëme të mëdha ekonomike, duke e vështirësuar kështu edhe gjendjen ekonomike dhe sociale. Ne vendet në tranzicion dhe të varfërisë sigurisht së vështirësitë bëhen edhe më të theksuara, dhe situata më vështirë edhe menaxhohet”, tha ai.

Ai theksoi se nëse do i’u kishim përmbajë rregullave do të kishim më pak paraqitje të saj, sipas tij nuk janë të mjaftueshme përgatitjet e qendrave spitalore duke e pasur parasysh numrin e madhë që po paraqiten kohën e fundit.

“Unë mendoje sikur shumica ti përmbaheshin rregullave te reja të jetesës që na ka sjellë pandemia globale , do të kishim shumë më pak raste të paraqitjës të saj. Qeveria e Kosovës përkatësisht, Ministria e Shëndetësisë edhe i ka dhënë masat preventive të parandalimit, duke bërë edhe përgatitjet e qendrave të ndryshme spitalore , por jo të mjaftueshme sigurisht për numrin e madh që po paraqitën sidomos kohën e fundit”, tha ai.

Sipas Mullqit kufizimet e lëvizjes dhe masat e ashpra të izolimit shkaktojnë probleme të mëdha, por në kushte të rritjes enorme, masat e tilla janë të detyrueshme, sipas shifrave të rritura edhe shtrëngimi i masave është i pashmangshëm përkundër dëmeve qe po shkaktohen.

“Kufizime te lëvizjes se lirë dhe masat të ashpra të izolimit, janë duke preferuar shumë vende të fuqishme ekonomike sot në botë. Një veprim i tillë shkakton probleme të mëdha, por në kushte të rritjes enorme , masat e tilla janë të detyrueshme, për shpëtimin e shumicën nga infektimi, që pastaj do të sjellte telashe ndoshta të pa përballueshme. Ne rast të përkeqësimit të situatës , dhe sipas shifrave të rritura ne secilin qytet, edhe shtrëngimi i masave me duket mua është e pashmangshme përkundër dëmeve që po na shkaktohen”, tha ai.

Ai shtoi se kur bëhet fjalë për procesin mësimor, duhet kaluar në mësim online, ndërsa duhet shtrënguar masat në ambiente të frekentimit në aktivitetet e restoranteve dhe kafeneve.

“Sidomos duhet pasur kujdes në shterngimin e masave në ambiente të frekuntimit, në aktivitetet e restoranteve , bareve dhe kafeneve. Edhe kur behët fjalë të mbajtja e procesit mësimor, unë mendoj së duhet kaluar momentalisht në mësime online. Edhe Kosova nuk mund të bën përjashtim të sjelljës ndaj virusit nga shtetet e tjera të cilat gjithnjë e më shumë janë duke ndërmarrë masa të ashpra restriktive”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat