Veriu i “paprekshëm” nga Qeveria, këtë e “konfirmon” edhe Avdullah Hoti

Politika

Veriu i “paprekshëm” nga Qeveria, këtë e “konfirmon” edhe Avdullah Hoti

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 14:07
Avdullah Hoti

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja anti-Covid, që do të hynë në fuqi nga dita e nesërme.

Ajo i ka ndarë komunat e Kosovës në 3 grupe, varësisht nga numri i të infektuarve, në raport me numrin e banorëve.

Zonat janë ndarë në të kuqe, të verdhë dhe të gjelbër.

Zona e kuqe është zona me rrezik të lartë, ku bëjnë pjesë komunat: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë Kosova, Peja, Gjakova, Ferizaj, Shtime, Gjilan, Mitrovicë e Jugut.

Në zonën e verdhë me rrezik mesatar hyjnë komunat: Vushtrri, Klinë, Drenas, Deçan, Prizren, Shtërpcë, Suharekë, Kaçanik, Viti, Kamenicë, Novobërdë, Mitrovicë e Veriut, Hani i Elezit, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Lipjan, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok.

Ndërsa në zonën e gjelbër, ku rreziku është i ulët, hyjnë komunat: Istog, Skenderaj, Dragash, Malishevë, Rahovec, Junik.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, hartën që tregon me detaje këtë ndarje dhe zonat e numrin e të infektuarve nëpër komuna.

E pavarësisht se komunat e Mitrovicës së veriut janë futur në zonën e verdhë, në foton e publikuar nga Hoti, Mitrovica e Veriut, Ranillug, Partesh, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Shterpcë nuk kanë asnjë të infektuar.

E në foto po ashtu figuron edhe zona me të gjelbër të mbyllët, që është për zonat kanë zero të infektuar, por në hartë këto komuna janë të paraqitura me të verdhë, që do të thotë se janë në zonën e verdhë.

Por si janë në zonën e verdhë kur janë të paraqitura me 0 të infektuar?

Nga kjo, rezulton se qeveria e Kosovës, nuk ka të dhëna për rastet në veri të Mitrovicës dhe se në atë pjesë nuk ka masa sikur në gjitha komunat tjera, rrjedhimisht nuk ka shtrirje institucionale në pjesën e veriut.

Image
Harta e publikuar në Facebook nga kryeministri Avdullah Hoti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat