Nga Qeveria sqarojnë për “Bota sot” hartën e publikuar nga kryeministri Hoti

Politika

Nga Qeveria sqarojnë për “Bota sot” hartën e publikuar nga kryeministri Hoti

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 15:51
Qeveria e Kosovës

Sot kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, publikoi hartën me zonat e ndara për komunat, pas masave të reja anti-covid në Kosovë.

Në këtë hartë pati paqartësi lidhur me komunat veriore.

Komunat veriore janë futur në zonën e verdhë, në foton e publikuar nga Hoti, për në komunat Mitrovica e Veriut, Ranillug, Partesh, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Shterpcë nuk kanë asnjë të infektuar, shkruan Bota sot.

LEXO EDHE: Veriu i “paprekshëm” nga Qeveria, këtë e “konfirmon” edhe Avdullah Hoti

E në foto po ashtu figuron edhe zona me të gjelbër të mbyllët, që është për zonat kanë zero të infektuar, por në hartë këto komuna paraqiten në zonën e verdhë.

Lidhur me këtë, gazeta “Bota sot” ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës, nga e cila kanë deklaruar se harta është e IKSHPK-së dhe jo e tyre.

“Harta të cilës po i referoheni ju, është përgatitur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Unë nuk kam ndonjë përgjigje, prandaj ju sugjeroj që të komunikoni direkt me zyrtarët e IKSHPK-së”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku në një përgjigje me shkrim për gazetën “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat