Ligjet parandaluese të qeverisë duhej të ishin të njëjta, e jo të ndara sipas komunave

Politika

Ligjet parandaluese të qeverisë duhej të ishin të njëjta, e jo të ndara sipas komunave

Nga: D.B. Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Objekti i Qeverisë

Masat e qeverisë së Kosovës kundër pandemisë janë të mirëpritura, por siç shihet nuk kanë serioziteti veprimesh parandaluese, pasi do të mbeten të pasuksesshme e tragjike.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor  Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se nuk mbrohet popullata me anë të ligjeve që ju ngjajnë lojërave fëmijësh.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, ligjet parandaluese të qeverisë duhej të ishin të njëjta e jo të ndara sipas komunave të ngjyrave të kuqe, të gjelbërta e të verdha.

“E them këtë pasi Covid-19 nuk është përhapur në disa rajonesh apo qytetesh të vendit, në disa jo, po në gjithë territorin e Kosovës. Parandalimi nuk ka të bëjë me semaforë ngjyrash, po me sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse. Pandemia nuk pyet territore, po sulmon, infekton çdo fshat e qytet të Kosovës, nuk mëshiron shkolla fillore, te mesme e universitare e me radhë. Shtetet serioze nuk nxjerrin parandalime laramani e të tollovitura me online e pa online, ligje me ngjyra të kuqërremta, të verdha e të gjelberta po parandaluese e serioze”, ka thënë njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat