Biserko: Administrata e Bidenit nuk do të ndihmojë Serbinë për ndarjen e Kosovës e të BeH-së

Politika

Biserko: Administrata e Bidenit nuk do të ndihmojë Serbinë për ndarjen e Kosovës e të BeH-së

Nga: B.S. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 09:42
Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, si e ftuar në TV-në AntenaM, foli për ndryshimet që fitorja e Joseph Bidenit do të sjellë në rajon, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën e Beogradit.

Biserko vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve amerikane ishte i vështirë për autoritetet në Beograd, gjë që mund të shihet në kohën dhe mënyrën në të cilën kryetari i Serbisë uroi Bidenin për fitoren. Ajo beson edhe se "Bota Serbe" si projekt nuk ka një shansë reale për të pasur sukses dhe beson se tani është më e qartë për Perëndimin se për çfarë bëhet fjalë në Mal të Zi.

Biserko thotë se është e pazakontë që BE-ja dhe OSCE-ja nuk kanë reaguar ndaj ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor, Kishës Ortodokse Serbe, por edhe të Rusisë në formë disi më të fshehtë sesa katër vjet më parë.

"Mendoj se tani është më e qartë për Perëndimin se për çfarë bëhet fjalë. Ata kryesisht ndoqën parimet e ndryshueshmërisë së qeverisë dhe në atë kuptim mbështetën aktorë të caktuar që tani janë të margjinalizuar. "Vendet perëndimore tani do të përpiqen të neutralizojnë veprimet e rrymave të djathta, pro-ruse dhe pro-serbe dhe me siguri do të ruajnë pavarësinë dhe sovranitetin e Malit të Zi," tha Biserko, duke shtuar se nëse kjo nuk do të ndodhte, Mali i Zi do të ishte nën ndikime të ndryshme.

"E kam fjalën për Rusinë, Serbinë, por ekziston edhe pjesa sovraniste, e cila do të bëhet gjithnjë e më e matur dhe e organizuar, sepse besoj se ekziston një potencial që do të gjejë rrugën e vet siç e ka gjetur shumë herë më parë. Komuniteti ndërkombëtar perëndimor me siguri do të ketë fjalën e tij të fundit", tha Biserko.

E pyetur nëse fitorja e Bidenit do të prishë projektin e "botës serbe", Biserko u përgjigj se ky projekt me të vërtetë nuk ka asnjë shans.

"Nëse do të kishte, ndoshta do të kishte më shumë mbështetje nga aktorët ndërkombëtarë. Dhe për shkak të kontekstit ndërkombëtar, i cili është ende fliud, dhe rendi ndërkombëtar nuk është i konsoliduar, nacionalistët serbë besojnë se çështja e kufijve nuk është zgjidhur, dhe se duhet të presim vetëm një moment të favorshëm. Është një iluzion që do t'i jepet fund, por Serbia, duke këmbëngulur në atë projekt, po humb kohën e çmuar historike ", tha Biserko.

E pyetur nëse Vuçiç, siç bëri katër vjet më parë kur mbështeti Hillary Clintonit para zgjedhjeve, tani do të "hidhet në trenin e fituesve", Biserko tha se nuk do të jetë zgjedhja e tij personale.

"Do të jetë zgjedhja e Amerikës, domethënë e administratës së Bidenit, dhe si do të sillet ajo në Ballkan. Kjo sigurisht nuk do të ndihmojë strategjitë e Beogradit për ndarjen e Bosnjës dhe Kosovës. Mendoj se tani është hequr nga rendi i ditës", tha Biserko.

Ajo vlerësoi se negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës janë në ngërç.

"Beogradi ka një qeveri të fortë dhe pozicioni i tij mbetet ndarja e Kosovës. Kjo është ide e njëjtë si bota serbe", ka thënë Biserko.

Ajo beson se administrata e Bidenit nuk do të ndihmojë Beogradin në drejtim të ndarjes së BeH-së dhe Kosovës.

"Mendoj se Evropa dhe Amerika nuk ishin mjaft të angazhuara në Ballkan, dhe u angazhuan vetëm pas rritjes së ndikimit rus. Çështja e Ballkanit tani perceptohet nga Evropa si çështje sigurie dhe kjo është një tregues se Evropa do të kthehet në Ballkan dhe do të zgjidhë çështje të hapura", tha Biserko.

Ajo beson se nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh në drejtim të veprimit të pavarur të Shteteve të Bashkuara, por mund të pritet një përparim i rëndësishëm së bashku me Bashkimin Evropian.

Bideni me të vërtetë fitoi, por ai do të duhet të trajtojë republikanët me shumë kujdes dhe të kërkojë kompromis me ta, duke qenë se ata mbeten shumica në Senat.

"Pavarësisht nga largimi i Trumpit, trampizmi mbeti dhe kjo duhet të llogaritet. "Bideni sigurisht perceptohet si një person që ka një ton tjetër, dhe ai sigurisht do t'i kushtojë më shumë kohë kompromisit dhe dialogut, dhe për Evropën që do të thotë një marrëdhënie më të mirë me Amerikën, sigurisht që do të ketë marrëdhënie më të mirë me NATO-n," tha Biserko.

E pyetur nëse kryeari serb Aleksandar Vuçiq, i cili mbështeste hapur Donald Trumpin, do të jetë në gjendje të kthehet në krah të Vladimir Putinit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit, Biserko u përgjigj se Rusia nuk i beson Presidentit Vuçiq dhe kjo mund të shihet nga sjelljes shumëvjeçare ndaj tij.

"Sidoqoftë, Rusia, natyrisht, e luan lojën e saj shumë më shkathtësi sesa kryetari Vuçiq është i zoti për një lojë të tillë. Por gjithsesi, ata nuk ishin të kënaqur me atë vizitë. Analistët rusë besojnë se Serbia i është kthyer Perëndimit dhe se po shfrytëzon Rusinë për të shpejtuar procesin e saj të afrimit me BE-në për shkak të rrezikut të Rusisë dhe të ngjashme," deklaroi Biserko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat