Kosova s’e përballon një mbyllje të dytë

Politika

Kosova s’e përballon një mbyllje të dytë

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 13 nëntor 2020 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Pas rasteve të shumta me Covid-19 ditët e fundit, si në numër të rasteve pozitive, ashtu edhe në viktima, qeveria e Kosovës ka rikthyer disa masa të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve të ndarë për komuna veç e veç.

Ndonëse ende qeveria nuk ka arritur ta votojë ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ata morën vendim që disa komuna t’i fusin në zona të kuqe, për të cilat do të ndalohet veprimtaria ekonomike si dhe lëvizja e qytetarëve.

Këto masa do të aplikohet nga e premtja në ora 18:00 deri të hënën në ora pesë të mëngjesit.

Por, a duhet të ketë mbyllje përsëri të vendit ?

Gërxhaliu: Kosova është shndërruar në hapësirë eksperimentale

Image
Safet Gërxhaliu

Eksperti i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se Kosova është shndërruar në hapësirë eksperimentale dhe idetë që po konkretizohen në vendime janë larg me realitetin.

Sipas Gërxhaliut, Kosova nuk guxon ta ketë shembull asnjë shtet të fuqishëm kur vjen fjala tek mbyllja dhe masat e ashpra anti-Covid për arsye se sipas tij, vendet e tjera kanë bërë shumë për biznesin në vend se ta shkatërrojnë atë.

“Duhet të kuptohet që brenga më e madhe e Kosovës është shndërrimi në një hapësirë eksperimentale, siç po e shihni, gjithkush po bjen ide në kundërshtim me realitetin dhe në këtë drejtim po shihet se si është politizuar pandemia Koronavirus dhe politizimi i kësaj po e shihni se si po ndikon në mos-votimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike. Në qoftë se ballafaqohemi me një bojkot të tillë politik të një ligji aq të rëndësishëm, si mund të kërkohet mbyllje dhe në fund si e sheh dikush shembull, Gjermaninë, Austrinë, Italinë kur dihet se ato vende kanë bërë shumë për biznesin në vend se ta shkatërrojnë atë”, tha Gërxhaliu.

Më tutje, Gërxhaliu tha se të kemi një mbyllje të tillë e të eksperimentohet me sektorin privat dhe komunitetin e biznesit, sipas tij, është strategji që po e dëmton Kosovën në aspektin ekonomik dhe kjo mund të sjell trazira sociale në vend.

“Në Kosovë që nga marsi i vitit 2020 nuk ka pasur asnjë përgjigje për bizneset dhe të kemi një mbyllje të tillë e të eksperimentohet me sektorin privat dhe komunitetin e biznesit, kam drojë që është strategji që po e dëmton Kosovën në aspektin ekonomik dhe po i ushqen kundërshtarët e Kosovës sepse nesër mund të kemi trazira sociale dhe është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës kur po përballet me pandeminë shëndetësore, ekonomike, sociale e politike”, tha Gërxhaliu.

Kosova sipas Gërxhaliut po përballet me pandemi të ndryshme, nga ajo shoqërore e deri tek ajo politike por që sipas tij, pandemia ekonomike është më shqetësuese pasi që do të ketë pasoja afatgjata.

Gërxhaliu shtoi se vonesat në rimëkëmbje ekonomike janë fatale, sepse janë rritur borxhet e kjo e goditë qytetarin dhe biznesin. Ai shprehet se këto masa nuk do ta kenë efektin e tyre pasi janë të vonuara.

“Është koha kur duhet të bëhet më tepër sesa që flitet sepse vetëm atëherë kur ndihmohet sektori privat, dhe vetëm atëherë mund të merren masa për mbyllje, por kjo lloj mbyllje përveç gjurmëve ekonomike dhe sociale, lë gjurmë negative psikologjike në masë dhe humben shpresat që shteti do t’i mbështesë bizneset. Kosova është në tri ose katër pandemi njëherësh dhe për mua është shqetësuese pandemia ekonomike që e ka kapluar Kosovën dhe masat e vonuara s’do ta kenë efektin e dëshiruar sepse në aspektin teknologjik përjetohet ndryshe. Ndihma që do t’u ofrohet bizneseve më vonë nuk do ta ketë efektin e vet sepse janë rritur kamatat, janë rritur borxhet dhe është prodhuar inflacion e kjo e godit qytetarin dhe biznesin. Dhe besoj së masat kur të merren, do të jetë e vështirë të kenë efektin.”, tha ai.

Në fund, Gërxhaliu tha se nëse vendeve të tjera iu duhen 2-3 vite për rimëkëmbje, Kosovës do t’i duhet dyfishi për shkak të neglizhencës

Burjani: Nuk duhet të ketë mbyllje

Image
Blerim Burjani

Një mendim për këtë e ka dhënë edhe njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani i cili ka thënë se strategjia e mbylljes është e dëmshme në të gjitha aspektet, sipas Burjanit duhet vetëm të jepen mesazhe vetdijësuese nga qeveria, por në rast se numri i raste tejkalon shumë kapacitetet mjekësore atëherë qytetarët duhet të izolohen vetë.

Burjani shtoi se edhe puna në sektorë duhet të reduktohet sepse shërbimi civil dhe publik janë të prekur më së shumti nga korona virus.

“Jo, nuk ka nevojë për këtë strategji të mbylljes, kjo është e dëmshme në të gjitha aspektet, duhet vetëm të jepen mesazhe vetëdijesimi nga qeveria. Më mirë vetëdijesim qytetar se sa mbyllje e tepruar. Sidoqoftë në rast se numri i rasteve tejkalon shumë kapacitetet mjeksorë, atëherë vet qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe të izolohen vet, shërbimi civil dhe publik janë më së shumti të prirur me korona virus. Pra, puna në këta sektor të reduktohet pasi që punëtorët që punojnë në këta sektor janë të shumtë që vijn nga të gjitha komunat e Kosovës”, tha ai për "Bota sot".

Më tej ka shtuar se ora policore gjatë stinës së dimrit është qesharake dhe pa efikasitet, duke e përshirë edhe Gjykatën Kushtetuese sidomos kufizimin prej orës 19 deri në ora 5 të mëngjesit, gjë që është edhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

“Qytetarët duhet që vet të kujdesen për vetën e tyre dhe veprimet e tyre gjatë ditës, sidomos ora policore nga ora 19 në sezonin e dimrit është qesharake dhe pa efikasitet, kur të mbyllen krejt restorantet e kafiterit është absurde të ndalet lëvizja e lirë kjo është e pa kuptimtë. Kjo është edhe për gjykatë kushtetuese, sidomos, kufzimi me orar prej orës 19 deri në ora 5 të mëngjesit, kjo është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat