Mulliqi: Qeveria e Kosovës varet nga dirigjimet e Serbisë

Politika

Mulliqi: Qeveria e Kosovës varet nga dirigjimet e Serbisë

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 16:07
Qeveria

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar rastin  e votimit të Etem Arifit  të cilin Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Speciale, si dha ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po funksionon më votat e pakicës.

“Nuk kemi pasur rastin deri më tash që partia e dytë fituese e zgjedhjeve nacionale, në këtë rast LDK, të formon qeverinë. Ishte edhe atëherë shumë diskutabile rrëzimi i qeverisë më votën e Etem Arifit që kishte një proces gjyqësor. LVV ka bëre padi duke e dërguar lëndën në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe pritet seanca dëgjimore me 2 dhjetor. Vetëm në vendet e Ballkanit mund të ndodhin që dikush të ushtron detyrën e deputetit pas dënimit më burg, në këtë rast të Etem Arifit. Qeveria e cila u formua po funksionon më votat e pakicës,  me Listën Serbe, jashtë shumicës shqiptare e cila ka mbetur në opozitë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mulliqi është shprehur se brenda qeverisë së Kosovës po ekzistojnë divergjenca për çështje të ndryshme, dhe për postin e presidentit, të cilin e dëshirojnë të gjithë brenda koalicionit.

“Asgjë të hajrit nuk ka kur një qeveri varet në votat e minoritetit, e aq më keq në këtë rast që Qeveria Hoti, varet nga Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi zyrtar. Dhe, shihet se brenda qeverise ekzistojnë divergjenca për çështje të ndryshme, dhe për postin e presidentit, të cilin po e dëshirojnë të gjithë brenda koalicionit. E kjo është një tregues më shumë, se këta po dëshirojnë edhe më shumë pushtet, kur dihet se në çfarë gjendje  të krizave jemi katandisur, dhe plus me COVOD 19, që po thuaj është bërë i papërballueshëm. Ju ka ardhur fundi të gjitha makinacioneve politike  për pushtet, që janë duke i sjellë që shumë kohë dëme të mëdha Kosovës”, ka potencuar Mulliqi për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai pret nga Gjykata Kushtetuese që të merr  vendim të duhur për rastin e Arifi, pasi në këtë mënyrë mund të formohej shteti ligjor dhe funksional.

“Edhe Gjykata në fjalë pritët të merr vendim të drejtë lidhur më rastin, Arifi që të kthehet besueshmëria në organet vendimmarrëse, se vetëm kështu mund të formojmë shtet ligjor dhe funksional. Kosova nëse dëshiron të bëhet vend më perspektivë, nëse dëshiron të inkuadrohet në Evropë, i duhet një qasje krejt më ndryshe karshi problemeve të grumbulluara, për ti arritur  objektivat e synuara. Tepër gjatë jemi duke bashkëjetuar me korrupsion e dukuri tjera negative,  të niveleve jo normale. Vendi që shumë kohë është duke u përballur më krizë politike, institucionale, krizë ekonomike, krizë te moralit. Një mobilizim i ri i forcave politike, i shoqërive civile, duhet bërë që të shkëputemi nga të gjitha negativitetet. Duhet të ndalët ky trend i mos zhvillimit  të përgjithshëm  të Kosovës”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat