Profesori ka një paralajmërim për seancat e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Priten të jenë më të ndërlikuara – ja çfarë mund të zbulohet

Politika

Profesori ka një paralajmërim për seancat e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Priten të jenë më të ndërlikuara – ja çfarë mund të zbulohet

Nga: A.Morina Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 20:53
Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, gjatë kësaj jave u mbajtën seancat e para kundër ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimit. Të gjithë të lartpërmendurit u deklaruan të pafajshëm ndaj të gjitha pikave të aktakuzës.

Paraqitjet e tyre, u komentuan shumë dhe ata morën mbështetje nga shumë politikanë dhe figura publike në vend.

Përveç tyre, këto ditë kishte edhe disa spekulime për emrat e ardhshëm të cilëve do të u konfirmohen aktakuzat nga Gjykata Speciale.

Lidhur me paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së, profesori dhe njohësi i së drejtës kushtetuese, Riza Smaka në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se përgjigjet e tyre ishin në parim me fazën e procedurës penale.

Smaka deklaroi se senacat në vazhdim do të jenë më të ndërlikuara me pytje dhe kundërpyetje të kryqëzuara.

Image
Riza Smaka

“Përgjigjet e të pandehurëve në fjalë, në parim ishin adapte me fazën e procedurës penale. Në vazhdën e procedurës penale do të fillojë administrimi i provave i cili zakonisht është i ndërlikuar dhe i implikuar me pyetje, kundërpyetje të kryëzuara”, theksoi Smaka.

Profesori zbuloi se gjatë senacave tjera gjatë paraqitjes së provave edhe mund të identifikohen edhe persona të tjerë të dyshimtë.

“Së andejmi gjatë administrimit të provave pashmangshëm do të rezultojnë identifikime të dyshimta edhe për persona të tjerë. Edhe ashtu është sekret publik referuar edhe jo i pak personave nga tani të pandehur për të cilët mund të priten procedime penale fillimisht paraprake e rrjedhimisht kryesore”, nënvizoi Smaka.

Për fund, ai uroj që të dënohen vetëm persona fajtorë, por jo edhe të pafajshmit. Pasi sipas tij, më mirë 99 fajtorë të mbetën në liri, se një i pafajshëm të dënohet.

“Le të urojmë për akuzime e dënime të personave të shpallur dhe të verifikuar fajtorë, por të asnjë individi të pafajshëm. Më mirë madje shumë më mirë është që 99 fajtorë të mbeten në liri, se sa vetën një person i pafajshëm të dënohej”, përfundoi Smaka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat