Zgjedhja e këtij Presidenti do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Politika

Zgjedhja e këtij Presidenti do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 13 nëntor 2020 Në ora: 20:59
Ilustrim

Profesori dhe juristi Riza Smaka thotë se Presidenti i Republikës së Kosovës duhet të zgjidhjet një person meritor jashtë marrëveshjeve biznisore politike.

“President i RK-së do të duhej të zgjedhej personi meritor me integritet moral, politik e kombëtar jashtë marrëveshjeve biznesore politike të disa eksponenteve të subjekteve politike të amortizuar dhe të degraduar me jo pak dështime serioze”, vlerëson Smaka.

Sipas tij ҫdo marrëveshje politike për të parapaguar, paragarantuar dhe parasiguruar zgjedhjen e Presidentit do të ishte në kundërshtim me nenin e 70-të të Kushtetutës së Kosovës.

“Çfarëdo marrëveshje politike për të parapaguar, për të paragarantuar dhe për të parasiguruar zgjedhjen President të cilit do politikanë, do të ishte në kundërshtim të papajtuar me nenin 70 të Kushtetutës së RK -së ngase deputetëve në vend të votimit të lirshëm diskrecional do tu imponohej me kanoshe e joshje votimi automatik e robotik pro personit të caktuar. Cili do person i zgjedhur sipas ndonjë marrëveshje politike pashmangshëm do të rezultonte i imponuar dhe për aq inkompetent dhe inmeritor”, thekson Smaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat