Deputetja e LVV-së: Qeveri duhet rrëzuar sa më parë

Politika

Deputetja e LVV-së: Qeveri duhet rrëzuar sa më parë

Nga: A.M. Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 14:57
Qeveria Hoti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Murtezi Demi, në një prononcim për “Bota sot”, ka bërë të qartë se mos kalimi i këtij ligji është përgjegjësi e pozitës.

“Mos kalimi i Ligjit të ashtuquajtur për rimëkëmbje ekonomike është përgjegjësi e pozitës, respektivisht papërgjegjësi totale e saj për ta kaluar”, ka thënë ajo.

Po ashtu, deputetja e VV-së ka thënë se problemi i dytë është mungesa e votave të pozitës në Kuvend.

“Duke mos qenë fillimisht në shërbim të rimëkëmbjes së mirëfilltë ekonomike, problemi i dytë është mungesa e minimumit të votave të pozitës në Kuvend”, ka theksuar ajo.

Gjithashtu, Murtezi Demi ka shtuar se Vetëvendosje i ka dhënë vërejtët e saj në komisionin për buxhet, duke i shpjeguar në detaje mungesat esenciale në Ligj.

“Ne si Lëvizje kemi dhënë vërejtjet tona në komisionin për buxhet, ku është trajtuar ligji, poashtu në seancën plenare kur ka kaluar pas shumë tentativave në lexim të parë. Kemi shpjeguar me detaje mungesat esenciale në Ligj, si dhe mos efikasitetin e tij karshi kërkesave dhe nevojave qytetare dhe atyre të bizneseve”, ka deklaruar deputetja e VV-së.

Ajo ka ripërsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se Qeveria e udhëhequr nga Hoti duhet të rrëzohet.

“Ne vazhdojmë të mendojmë se kjo qeveri duhet rrëzuar sa më parë, për t’ia ndërruar kahjen qeverisjes se mbrapshte dhe për t’u dhënë fund skandaleve të njëpasnjëshme të saj”, ka ritheksuar deputetja Murtezi Demi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat