Ftesa e Kryeministrit për partitë, e qëlluar: Nëse nuk ka një konsensus, shkuarja në zgjedhje e domosdoshme

Politika

Ftesa e Kryeministrit për partitë, e qëlluar: Nëse nuk ka një konsensus, shkuarja në zgjedhje e domosdoshme

Nga: A.SH Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:06
Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti, të premten ka paralajmëruar se brenda pak javësh do t’i mbledhë partitë për të gjetur një zgjidhje, pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja. Sipas tij, zgjedhja e presidentit të ri ose shkuarja në zgjedhje të parakohshme janë dy rrugët mes së cilave mund të vendosin partitë.

Analisti poltik Leon Duhanaj, për “Bota sot” ka kometuar deklaratën e tij duke thënë se, është shumë me vend dhe i domosdoshëm një konsultim me gjithë spektrin politik.

“Deklarata e Kryeministrit Hoti, konsiderojë që është shumë me vend. Paralajmërimi për t'u konsultuar me gjithë spektrin politik, karshi situatës së përgjithshme në vend, e që lirisht mund të konsiderohet e vështirë, përpos që është i qëlluar, është edhe i domosdoshëm. Kemi situatën e rëndë me pandeminë, e që fatkeqësisht duhet ta themi se Kosova është ndoshta ndër vëndet e pakta, për t'mos thënë i vetmi në botë që e ka politizuar ketë temë për interesa të politikave ditore, ku edhe vetë ligji për rimëkëmbje ekonomike nuk gjenë mbështetje. Pastaj kemi situatën e e rëndë politike, e sidomos pas dorëheqjes së Presidentit dhe shkuarjes krerëve të UÇK-së për në Hagë. E përplotë tema e nevoja të tjera të cilat vëtëm bashkarisht mund dhe duhet t'i zgjidhim”, shprehet Duhanaj.

Sipas tij, do të ishte mirë që të gjendet një konsensus bashkëpunimi për t’i tjekaluar të gjitha këto sfida që e kanë kapluar vendin tonë, duke shtuar se, nëse nuk gjendet bashkëpunimi atëherë është e domosdoshme shkuarja në zgjedhje.

“Në kushte normale, do të duhej që secila parti t'i përgjigjet ftesës së Kryeministrit duke i dhënë idetë e veta për dalje nga kjo situatë. Vetë fakti që në politikën kosovare kemi parti që apriori refuzojnë çdo nismë për bashkëpunim dhe, e njejta merr përkrahje të madhe, tregon çartë për krizën morale e intelektuale në të cilën gjendemi.
E mira e të mirave kishte me qenë që të gjendet një konsensus bashkëpunimi që së bashku t'i tejkalojmë këto sfida. Por nëse assesi nuk duam bashkëpunim, atëherë është e domosdoshme shkuarja në zgjedhje, por se a do të kemi më pastaj edhe zgjidhje, kjo është pikëpyetje e madhe, bazuar në praktikat e viteve të fundit. Sidoqoftë, mbetet të shihet se si do qëndron me vullnetin politik të partive vend. E vërteta është se Kosova, më këtë formë të qasjes mosbashkëpunuese, nuk do të shkojë drejtë përparimit, përkundrazi”, përfundon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat