“Kërcënimet e Vuçiqit në sinkron me Listën Serbe” - analisti zbulon detaje

Politika

“Kërcënimet e Vuçiqit në sinkron me Listën Serbe” - analisti zbulon detaje

Arife Morina Nga Arife Morina Më 15 nëntor 2020 Në ora: 13:24
Aleksandar Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kanë kaluar më shumë se 12 vite që nga shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, mirëpo provokimet dhe kërcënimet nga radhët e Serbisë drejtuar Kosovës, nuk e kanë ndër mend të ndalen.

I fundit që bëri deklaratë kërcënuese është Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili paralajmëroi një luftë të re në Kosovë. Këtë deklaratë Vuçiqi e bëri shkaku i dialogut Kosovë-Serbi që tash e sa vite nuk po mund të finalizohet.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” deklaroi se pas kërcënimit të Vuçiqit, fshihet plani i ri i Serbisë për okupimin e Kosovës në bashkëpunim me Listën Serbe.

Image
Gani Qarri

“Pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe arrestimit të kuislingut Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale në Hagë, u shuan edhe shpresat e Vuçiqit, për ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë okupatore. Ndaj prapa, kërcënimit publik të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për luftë në Kosovë, fshihet interpretimi i planit për agresion të ri, të hapur të Serbisë për ri okupimin e Kosovës dhe gllabërimin me forcë të pjesëve më vitale të saj”, deklaroi Qarri.

Ndër të tjera, tha se Vuçiqi si ish-ministër i krye kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq veprimet dhe kërcënimet e tij i merr në sinkron me Listën Serbe, si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë.

“Përderisa ish ministri i informatave në qeverinë e Millosheviqit, gjatë kohës së pushtimit të Kosovës nga Serbia dhe presidenti aktual i këtij shteti okupator Aleksandër Vuçiq, kërcënon publikisht Kosovën me luftë të hapur, rikthimin e gjenocidit, vrasjeve dhe terrorit ndaj shqiptarëve, ai ndërmerr veprime në sinkron të organizuar edhe me Listën serbe, si dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovë”, theksoi Qarri.

Ai bëri thirrje udhëheqësve të shtetit të mbrohen edhe nga bandat e  Goran Rakiqit, Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojqiqit, pasi ata shfaqin rrezik për sigurinë e brendshme.

“Ndaj, shteti i Kosovës e ka për obligim që përveç përgatitjeve intensive për mbrojtje nga jashtë, edhe bandat e Goran Rakiqit, Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojqiqit,ti shohë dhe trajtojë, jo vetëm si kërcënim për sigurinë e brendshme të vendit, por edhe si rrezik për jetësimin e pretendimeve territoriale të Aleksandër Vuçiqit, i cili po kërcënon publikisht me përsëritjen e agresionit të Serbisë në Kosovë”, nënvizoi Qarri.

Përveç Vuçiqit, analisti përmendi edhe provokimet e zyrtarëve të tjerë të Serbisë, si deklaratat e Vulinit, Daçiqit të cilat sipas tij po nxitin veprime të rrezikshme me bandat e veriut të vendit, në krye me Goran Rakiqin

“Qëndrimi i hapur agresiv i Aleksandër Vuçiqit,, si dhe zyrtarëve aktual të qeverisë së Serbisë, nga Aleksandër Vulin e deri te Ivica Daçiq, jo vetëm që po dëshmojnë se agresioni i Serbisë për riokupimin e territoreve shqiptare ende nuk ka përfunduar, por po nxitin për veprime të rrezikshme bandat e veriut të vendit me në krye Goran Rakiqin, si dhe po i kthejnë ato në rrezik real edhe për tërësinë territoriale të Kosovës. Ndaj, kërcënimi më i ri i Vuçiqit, nuk është më vetëm një provokim i radhës, por edhe një argument shtesë i interpretimit të rrezikshëm të udhëheqësve serb, se lufta e Serbisë për okupimin e tokave shqiptare, vetëm ka pauzuar përkohësisht, por kurrë nuk ka përfunduar”, tha Qarri, përcjell "Bota sot".

Në fund, Qarri paralajmëroi se nëse nuk ndërhyjnë Bashkësia Ndërkombëtare pas kërcënimeve për luftë, Presidenti serb mund të jetë shkaktar i rindezjes së zjarrit të luftërave të reja për territore, në Kosovë dhe vende tjera të rajonin e më gjerë.

“Kështu që me kërcënimet më të reja për luftë, Vuçiqi me ministrat e tij, po dëshmon hapur se nëse nuk pengohet nga Bashkësia Ndërkombëtare, ka vendosur që edhe si president i Serbisë, të bëhet shkaktar i rindezjes së zjarrit të luftërave të reja për territore, në Kosovë dhe vende tjera të rajonin e më gjerë, në të cilin, pa asnjë dyshim, kësaj radhe, do të digjej edhe ai vet bashkë me Serbinë, sepse me gjithë dobësitë, shqiptarët nuk janë më ata të vitit 1912,kur Serbia okupatore, luante si donte me ta”, përfundoi Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat