Mehmeti: Kryeministri Hoti ka dështuar

Politika

Mehmeti: Kryeministri Hoti ka dështuar

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 16:03
Avdullah Hoti

Analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se qeveria Hoti ka dështuar dhe se çdo qeveri që varet nga Lista Srpska nuk mund të punoj për qytetarët.

“Faktikisht qeveria Hoti ka dështuar, edhe kështu është pritur nga një qeveri që varet nga Lista Srpska. Paraprakisht, çdo qeveri që varet nga Lista Srpska nuk mund të punoj për qytetarët, pasi kundër interesit të saj është Lista Srpska, një parti satelit i Vuciqit. Derisa shtetet tjera po fusin në zbatim masën e tretë të Rimëkëmbjes Ekonomike , Kosova akoma s`ka arritur të parën, dhe ky është dështim total i një qeverie të pritur që të jetë dështim, pasi i mungon fuqia politike”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Mehmeti ka thënë se nëse edhe një hërë dështon miratimi i Pakos për Rimëkëmbje, atëherë kryeministri Avdullah Hoti të jep dorëheqje.

“Nëse edhe për herën e 10 dështon miratimi i Pakos për Rimëkëmbje, qeveria duhet të jep dorëheqje, ose të futet në rend ditë rënia e kësaj qeveria. Tani më shumë se kurrë vendit i duhet një qeveri e fortë, e cila është e gatshme të  përballojë këtë gjendje me pandemi”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat