Serbia, armik me sëmundje agresioni të pashërueshme

Politika

Serbia, armik me sëmundje agresioni të pashërueshme

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 15 nëntor 2020 Në ora: 18:16
Krimet Serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq gjatë javës së kaluar e kërcënoi Kosovën me luftë, por më vonë u pendua.

Kjo deklaratë e Vuçiqit nuk kaloi lehtë në Kosovës, erdhën reagime të shumta, ndër to edhe i Ministrit të mbrojtjes, Anton Qunit. Ai iu kundërpërgjigj Vuçiqit duke i thënë se Kosovës nuk është e interesuar për luftë, por nuk la pa ia përmendur ferrin që e përjetuar Serbia bë betejën e Koshares.

“Fare nuk jemi të interesuar për luftë, duam të jetojmë në paqe, por nëse lufta është e pashmangshme, ne si çdo herë do të fitojmë. Mos e harroni ferrin e Koshares”, ka shkruar Quni në Facebook.

Por sa është e gatshme ushtria e Kosovës për luftë me Serbinë? Sipas ekspertëve të Sigurisë, Kosova duhet të përshpejtoj strategjinë e konsulidimit, ndërkaq kanë përmendur faktin se Kosova është nën mbrojtjen e NATO-së.

Vuçiq duhet ta mendoj Biden-in

Eksperti i sigurisë dhe ish ministri i mbrojtjes, Hajrullah Tërnava, ka përmendur të kaluarën e Vuçiqt, i cili ishte pjesë e Qeverisë së Millosheviçit.

Image
Hajrullah Tërnava

“Kur Vuçiq e ka atë të drejt ta kërcënoj Kosovë, në këtë kohë që ende Serbia është nën vështrimin-llupen e të mëdhenjve të botës, për krejt ato të këqija, si iniciatore e të gjitha luftërave që i ka bërë me të gjitha shtetet që dikur ishin në ish Jugosllavi. E kur dihet se bash ky Vuçiqi në qeverinë e Millosheviçit ishte Ministër, prandaj miqtë ndërkombëtar që na ndihmuan me u çliru edhe sot na e garantojnë sigurinë territoriale të Kosovës sikur KFOR me NATO”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij kjo deklaratë e Vuçiqit vije pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ku fitues doli Joe Biden, një ndër kontribuuesit për çlirimin e Kosovës.

“Vuçiq nuk mundet me e paramendu se zgjedhjet në Amerike i ka fituar Baiden i cili në ato kohërat e luftës ishte shumë aktiv dhe e dha kontributin për çlirimin e Kosovës. Vuçiqi me politikat e tija dhe të politikanëve të tij menduan se e gjeten shpëtimtarin e Serbisë Trumpin, prandaj u vërsulen kah ai, prandaj tani këtë disfatë të tij janë kah e përjetojnë rënd, tani faktorit ndërkombëtar Vuçiq po i drejtohet se në deklarimet e tija është keqkuptua, etj, sepse ai vete e dinë se një konflikt luftarak i rastit mes Serbisë me Kosovën, do ta binte në pyetje ekzistimin e Serbisë si shtet, sepse bota civilizuese janë të lodhur në 30 vitet e fundit me politikat luftënxitëse të Serbisë, e që nga ajo kohë e deri më tash ky regjion ende ka mbetur vendi më i izoluar si në Ballkan dhe më gjerë në BE”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai mendon që ushtria e Kosovës do të jetë “halë” në sytë e Serbisë, dhe se kjo e fundit në të ardhmen pritet të jetë rrezik për shtetin fqinj.

“Kundërpërgjigjja ndaj presidentit serb, e Ministrit Anton Qunit duke ia përmendur betejën e Koshares, është meritore e që serbët e kanë plagë të pashërueshme sepse aty definitivisht e kanë pranuar kapitullimin e ushtrisë serbe dhe tërheqjen me disfata të mëdha nga kjo betejë. Kosova si shtet i ri në formim e sipër, me ushtrinë e saj që po ec në hap me kohën, do të jetë në të ardhmen halë në sy për Serbinë, sepse edhe tani dëgjohen zëra të trisht që Serbia kërkon prej faktorit ndërkombëtarë që mos të t`i lejohet formimi i ushtrisë Kosovës, se kjo është droja më e madhe për të se e dinë që me një ushtri të tillë Kosova gjithnjë do të është një rrezik për Serbinë, sepse Serbia e dinë që edhe rreth tri Kosova borxhe që ia ka Kosovës, në territor të saj, hiq pa tapi apo letra që ndonjëherë ato toka kanë qenë troje të Serbisë, përkundrazi në vitin 1878 Serbia është njohur në kufijtë e Beogradit asgjë më shumë, prandaj kjo është ajo droja e saj për ushtrinë e Kosovës. Faktori ndërkombëtar për krejt dëmet që iu kanë bërë shqiptarëve tani e kanë të qartë, sepse të vetmit janë shqiptarët në botë që gjithandej kufijve shtetërore që kufizohen me kufij shqiptare. Shpresoj edhe kjo drejtësi si e drejt ndërkombëtare ngadhënjen në vitet e ardhshme, prandaj Serbia ka arsye edhe të gjendet në panik”, ka vlerësuar Tërnava.

Ushtria e Kosovës është trajnuar sipas standardeve të NATO-s

Ndërkaq ,Armend Halimi nga Instituti për Sigurime të Sigurisë ISS, ka thënë se Serbia është në avantazh për nga fuqia ushtarake në aspektin teknik, ndërkaq Ushtria e Kosovës në aspektin taktik është e trajnuar sipas standardeve të NATO-së.

Image
Armend Halimi

“Edhe sikur Kosova të ishte vetëm përball Serbisë në ballafaqim me rastin e ndaj agresionit të mundshëm, vetë kjo e fundit e din se vendi ynë nuk është më sikur para viteve të 90-ta, por si shtet i konsoliduar me organet e saja të sigurisë dhe mbrojtjes. Megjithëse Serbia është në avantazh për nga fuqia ushtarake në aspektin teknik, nuk është kjo treguesi i vetëm i fuqisë, ngase Ushtria e Kosovës në aspektin taktik është e trajnuar sipas standardeve të NATO-së. Për veç kësaj, lufta mes dy palëve gjithherë ka njërën si fajtore, ndërsa tjetrën qe e bën të fuqishëm krahas gjerave tjera edhe aspekti moral, që në rastin e Kosovës çdo ushtar aktiv dhe rezerve ka kurajën për t'i dal ne mbrojtje vendit kur do qe kërkon nevoja apo situata, gjë që në ushtrinë serbe një gjë e tille mungon, duke pasur parasysh te kaluarën e saj e cila bartë në vete turpin e të qenurit agresor, e pos kësaj që thuajse është praktik q ëushtritë agresore apo ofensivë të përfundojnë si humbëse”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Halimi është shprehur se Kosovës i duhet përshpejtoj strategjinë e konsulidimit të ushtrisë me një planë më të përshpejtuar nga sa është tani.

“Padyshim kjo vjen në shprehje më tepër për një lufte eventuale frontale mes Kosovës dhe Serbisë e llojit tradicional, ngase për mbrojtje nga një lloji sulmi tjetër, që të mund të ishte ajror, Kosovës i duhet përshpejtoj strategjinë e konsulidimit të ushtrisë me një planë më të përshpejtuar nga sa është tani, kryesisht ne pajisjen e mjeteve teknologjike mbrojtëse dhe dedektimit të sulmit”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Më tej, ai ka shtuar se Serbia e ka NATO e ka në mbrojtje që nga viti 1999 territorin e Kosovës.

“Por që duhet thëne, se deklaratat me kërcënime për luftë të presidentit serb ndaj Kosovës, mund t'i konsiderojmë më tepër si një tregues i sëmundjes së papërmisusheme politikes te tyre, të qenurit agresiv dhe destabilizues, sesa një realitet i mundshëm, ngase përveç se tani më dinë realitetin e krijuar në Kosovë, e kanë të qartë se territorin e Kosovës e ka marr në mbrojtje që nga viti 1999 nga çfarë do rreziku, aleanca ushtarake më e madhe në botë, siç është NATO”, ka vlerësuar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat