Analisti politik: Nëse kjo politikë nuk ndërpritet me zgjedhje të reja, zor e kemi të shpëtojmë nga të këqijat

Politika

Analisti politik: Nëse kjo politikë nuk ndërpritet me zgjedhje të reja, zor e kemi të shpëtojmë nga të këqijat

Nga: A.SH Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Analisti politik, Skënder Mulliqi, për “Bota sot” ka kometuar situatën aktuale politike në vend duke thënë se qytetarët nuk e kanë menduar që Kosovën ta drejtojnë njerëzit të papërgatitur politikisht, ku sipas tij, për disa kohë në pushtet kishte edhe intelektualë shumë meritor siq ishte presidenti, Ibrahim Rugova.

“Sigurisht së qytetarët nuk e kanë pritur që Kosovën e lirë dhe të pavarur, ta drejtojnë njerëzit jo mirë të përgatitur politikisht, me zhvillime kaq negative shoqërore. Edhe ata intelektualë që iu bashkangjitën këtyre strukturave politike, është dashur ti përshtaten, disa nga lakmia për përfitime përsonale. Në këto valë kemi mbetur që 21 vite. Kishim për disa kohë në pushtet edhe intelektualë shumë meritor siq ishte presidenti, Ibrahim Rugova. Dhe, e gjithë kjo rezultojë më gjendje të keqe politike dhe gjendje të mjerë ekonomike-sociale pas vdekjes se tij.”, shprehet Mulliqi.

Më tej shton se, me njerëz të tillë çfarë i kemi të njejtë, proceset demokratike dhe zhvillimore nuk ka mundësi të ecin përpara, dhe aq më keq kur hajnitë dhe plaqkitjët, kanë arritur një shkallë të lartë.

“Qytetarët nuk ishin në gjendje, jo deri me sot t’i dallojnë, së cilët janë ata që duhet besuar udhëheqjen me shtetin e ri të Kosovës. Kosova ka logjistikë të tërë intelektualësh, por që për fatin tonë të keq, nuk kanë vend në drejtimin e shtetit. E dihet se me njerëz të tillë çfarë i kemi të njejtë, proceset demokratike dhe zhvillimore nuk ka mundësi të ecin përpara, dhe aq më keq kur hajnitë dhe plaqkitjët, kanë arritur një shkallë të lartë. Intelektualët shumica e kanë pranuar heshtjen, e kjo nuk fletë mirë për të ardhmën tone”, thotë Mulliqi.

Në fund, ai thotë se, protagonistët e skenës politike kanë zgjedhur metodën e manipulimit dhe shantazhit karshi shumicës të varfër, për të mbetur në pushtet pas secilës palë zgjedhjesh.

“Regjimi dhe “intelektualët e regjimit” në mënyrë primitive janë vu kundër ”taborrit të kundërt”, të shprehem ashtu, të cilët kishim me ba ndryshime shumë pozitive në shoqërinë tonë të re. Të gjitha sistemet kanë nevojë të madhe për intelektualë të mirëfilltë. Protagonistët e skenës politike kanë zgjedhur metodën e manipulimit dhe shantazhit karshi shumicës të varfër, për të mbetur në pushtet pas secilës palë zgjedhjesh. Nëse kjo praktikë e mbrapshtë nuk ndërpritet me zgjedhje të reja nacionale, zor e kemi të shpëtojmë nga të këqijat edhe më të mëdha, të cilat mund të na presin, si pasojë edhe e pandemisë vdekjeprurëse”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat