Gent Cakaj qytetar nderi i Bujanocit

Politika

Gent Cakaj qytetar nderi i Bujanocit

Nga: B.S. Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 12:50
Gent Cakaj

Kuvendi komunal i Bujanocit ka mbështetur sot iniciativën që ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj të shpallet qyetar nderi i komunës së Bujanocit.

Mbledhjen e Kuvendit e kanë bojkotuar këshilltarët serbë, ndërsa ata shqiptarë e kanë mbështetur këtë iniciativë.

Në arsyetimin e iniciativës thuhet, të cilën e kanë nënshkruar 26 këshilltarë, thuhet se Cakaj i ka kontribuuar "stabilitetit politik, ekonomik e social" të Bujanocit, transmeton "Danas"-i.

Kryetari i Kuvedit Enver Ramadani ka vlerësuar se "sot është ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Bujanocit" dhe se Cakaj ka ofruar "mbështetje në realizimin e ideve evropiane".

Ai gjithashtu tha se "në emër të të gjithë këshilltarëve të Asamblesë Komunale të Bujanocit" po e nënshkruan këtë iniciativë.

Pëlqimi përfundimtar për vendimin për shpalljen e Cakaj si një qytetar nderi i komunës së Bujanocit do të bëhet nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, siç kërkohet me ligj.

Politikanët shqiptarë në Bujanoc janë mirënjohës për ndikimin vendimtar në formimin e një qeverie njëetnike, e cila përbëhet vetëm nga shqiptarë, në Bujanocin multietnik, ku pak më pak se gjysma e popullsisë së përgjithshme janë serbë dhe romë.

Me formimin e qeverisë së re, serbët dhe romët janë në opozitë dhe qeveria lokale i ka hequr nga të gjitha organet parlamentare, shkruan gazeta beogradase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat