Profesori “godet” Ramush Haradinajn: I ka humb besimi te qytetarët

Politika

Profesori “godet” Ramush Haradinajn: I ka humb besimi te qytetarët

Nga: M.H Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 14:58
Ramush Haradinaj

Çështja e zgjedhjes së presidentit mbetët njëra ndër temat më aktuale në vend. Posti i presidentit u bë edhe më shumë i përfolur kur Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Specialja dhe jap dorëheqje, e më pas është dërguar në Hagë.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, mbetët lideri më i zëshëm për këtë post por që ende nuk ka një emër se kush do të jetë në krye të shtetit. Për këtë arsye edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka ftuar partitë politike për të gjetur një zgjidhje por që ende nuk ka një datë të caktuar se kur do ndodhë ky takim.

Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka opsione tjera, përveç bërjes së Ramush Haradinajt president ose shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kështu deklaroi, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj. Selmanaj thotë se duhet të ketë konsensus mes partive politike për ta bërë President, Ramush Haradinajn.

Në lidhje me këtë temë profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që lideri i AAK-së, e ka humbur besimin e qytetarëve të Kosovës kur lehtësisht ia fali Malit të Zi pjesën më të ndjeshme të Kosovës, Çakorrin.

Image
Sulejman Mehazi

Duke vazhduar, Mehazi thotë që AAK-ja, mbetët partia më e dobët me deputetë se partitë e tjera dhe është e palogjikshme kjo këmbëngulje e sidomos nga deputeti Selmanaj.

“Nuk mund ta kuptojmë liderin e AAK-së Ramush Haradinajn, se pse me aq këmbëngulje dëshiron të bëhet i pari i shtetit kur fare e ka humbur besimin e qytetarëve të Kosovës, si mund të bëhet president i Republikës së Kosovës personi që aq lehtësisht e pa farë dhembje ia fali Malit të Zi pjesën më të ndjeshme të Kosovës, Çakorrin? Çuditërisht, partia e AAK-së doli fuqi e katërt gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare e del e kërkon me këmbëngulje para partive me më shumë deputetë të bëhet president i Kosovës, Haradinaj. Jo që AAK-ja sipas deputetëve është më e dobët se LVV, LDK e PDK-ja po del deputeti i Haradinajt, Rasim Selmanaj, e jep ultimatume partiake duke thënë, o Ramush Haradinaj president, o zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Nëse Haradinaj do ta sheh forcën e tij presidenciale, autoritetin e tij politik, atëherë AAK-ja e tij me anë të deputetëve në parlament le ta ndërrojnë kushtetutën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës jo me anë të deputetëve në parlament, po me anë të votave të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Mehazi.

Në fund, profesori shprehët që zgjedhja e kryetarit të shtetit në parlament bëhet për shkak interesave partiake, kurse vota e qytetarëve për president bëhet për shkak interesave shtetërore.

“Zgjedhja e kryetarit të shtetit në parlament bëhet për shkak interesave partiake, kurse vota e qytetarëve për president bëhet për shkak interesave shtetërore dhe mbarë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat