Ana e errët e Kosovës, sipas analistit politik

Politika

Ana e errët e Kosovës, sipas analistit politik

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 15:49
Foto

Analisti Skënder Mulliqi, ka analizuar situatën politikë në Kosovë.

Ai shprehet se, nuk kemi besuar së në mesin tonë kemi njerëz të cilët do ta plaçkitin pa dhimbje Kosovën, mirëpo në fakt këtë gjë e tregoi edhe hajnia e fundit të Thesarit të Shtetit.

“Tema e politikës është imponuar në mënyrën më të keqe të mundshme, nga ata të cilët e morën timonin e shtetit pas luftës. Pak është besuar se do të kemi punë më njerëz regresiv karshi shtetndërtimit dhe mirëqenës së përgjithshme. Nuk kemi besuar së në mesin tonë kemi njerëz të cilët do ta plaçkitin pa dhimtë Kosovën. Këtë gjë e tregoi edhe hajnia e fundit të Thesarit të Shtetit”, shprehet Mulliqi.

Më tej shton se, fotografia e Kosovës po bëhet gjithnjë e më zymtë, para botës demokratike, duke renditur çështjet në të cilat shteti nuk po ka përparime.

“Fotografia e Kosovës po bëhet gjithnjë e më zymtë, para botës demokratike. Nuk kemi njohje të reja, kemi shumë çnjohje, nuk kemi investime të jashtme pa të cilat zor të dilet nga kriza, nuk kemi integrime, nuk kemi liberalizim, kemi mbetur si në geto. Pa u larguar grupacionet politike përfituese, të cilat e udhëhoqën Kosovën për dy dekada, nuk do të këtë stabilitet politik, nuk do të këtë zhvillim ekonomik dhe as integrime evropiane. Dihet së çfarë situate politike dhe ekonomike të dobët kemi. Pushtetet shkojnë e vijnë, por e keqja e madhe mund të na mbetet te dera, që vështirë riparohet”, thotë ai.

Në fund shprehet se, bota shqiptare ka rënë në hall të madh nga hajnia e korrupsioni, në kohën kur kemi të gjitha kapacitetet për të ecur përpara.

“Bota shqiptare ka rënë në hall të madh nga hajnia e korrupsioni, në kohën kur kemi të gjitha kapacitetet për të ecur përpara. Na erdh puna, që të nëpërkëmben edhe interesat shtetërore e nacionale. Po bëhen pazare me territoret e Kosovës. Tagrin e këtyre lojërave të ulëta politike - produkt i paaftësisë, injorancës, po e paguan kush tjetër pos, shteti dhe populli i Kosovës. Secilën ditë opinioni i gjerë publik po bombardohet me lajme që nuk kanë lidhje më shtetëndërtim dhe mirëqenie. Ato kanë lidhje vetëm për zhvendosje të vëmendjes, për t’i vazhduar abuzimet karshi shtetit. U la gjithçka mbrapa, vetëm vrapimet pas posteve dhe përfitimeve jo”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat