Deputetja e VV-së për “Bota sot” thumbon opozitën: Nuk keni guxim të...

Politika

Deputetja e VV-së për “Bota sot” thumbon opozitën: Nuk keni guxim të...

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 22:10
Arta Bajralija

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija, për gazetën “Bota sot” ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk i ka votat as për ligjet më të thjeshta në Kuvend.

“Mos kalimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike siç thonë këta, dëshmon atë që Lëvizja Vetëvendosje, e ka thënë që nga dita e parë e kësaj qeverisje. Pra, kjo qeverisje po dëshmon se është një qeverisje jo legjitime dhe e kot. Dhe në këtë drejtim nuk mund të thuhet se këto cilësime po i bëhen për arsye politike, por kjo tashmë po dëshmohet përmes Kuvendit. Kjo qeveri e cila nuk i ka numrat për të votuar as ligjet më të thjeshta, s’mund të quhet ndryshe përveçse një qeverisje e kot. Kjo qeveri po shpërfaqë paaftësinë e saj në raport me Kuvendin dhe këtu nuk mund të fajësohet opozita e Lëvizjes Vetëvendosjes, në rolin e saj konstruktiv dhe të drejtë”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Po ashtu, Bajralija ka deklaruar se Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti duhet të bie sa në shpejt.

“Kjo qeveri duhet të bie sa më shpejt se s’bënë ndryshe. Dëme po i shkaktohen Kosovës dhe qytetarëve të saj me menaxhim të pandemisë, dëme po i shkaktohen punëtorëve, bizneseve dhe qytetarëve në nevojë, duke u treguar e paaftë që t’i përkrah për tejkalim të krizës financiare. Ndërsa në rrafshin politik Kosovës tashmë u janë bërë disa dëme nga kjo qeveri, kujtojmë heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, heqja dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, gatishmëria për të hequr çdo lloj pengese në raport me dialogun me Serbinë duke dal kështu si të nënshtruar ndaj palës serbe”, ka thënë ajo.

Sa i përketë mocionit të VV-së ndaj Qeverisë Hoti, sipas deputetes së VV-së, deputet të partive tjera të opozitës nuk kanë guxim ta ngritin dorën për atë se çfarë ju thotë mendja e tyre.

“Në gusht të këtij viti, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nisur mocionin e mosbesimit ndaj kësaj qeverie, ky mocion i cili është i nënshkruar nga të gjithë deputetet tanë, dhe që pret të nënshkruhet edhe nga deputet të partive tjera të opozitës të cilët në njërën anë bëjnë thirrje kinse për rrëzim të qeverisë, ndërsa në anën tjetër nuk kanë guximin që ta ngrisin dorën për atë se çfarë ju thotë mendja e tyre”, ka përfunduar Bajralija për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat