Petkoviq: Tabelat me shenjën e UÇK-së nuk janë performans artistik, por thirrje për dhunë

Politika

Petkoviq: Tabelat me shenjën e UÇK-së nuk janë performans artistik, por thirrje për dhunë

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 08:07
Petar Petkoviq

Drejtori i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, ka vlerësuar se sulmi i djeshëmëm ndaj serbit Zoran Trajkoviq në Kishnicë është konfirmim se "tabelat me emblemën e UÇK-së nuk janë një performans artistik apo shprehje e nderimit për dikë, por thirrje e zhveshur për dhunë".

"Sulmi fizik i një grupi shqiptarësh ndaj Zoran Trajkoviqit me shishe dhe gurë ka ndodhur jo shumë larg nga paneli që festonte krimet e UÇK-së dhe unë pres që ai të kuptohet nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në provincën tonë jugore si alarm për përgjigje emergjente," thotë zyra e Petkovic në kumtesë.

Kumtesa shton se këto ditë, kur emocionet në popullatën shqiptare në Kosovë jan të ngritura nga akuzat e ish-komandantëve të UÇK-së, është e nevojshme të sigurohet një prani e shtuar e sigurisë ndërkombëtare në zonat serbe në jug të Ibrit dhe të ndalohet "popullarizimi publik i krimeve".

"Proceset e krimeve të luftës duhet të kryhen pa presion publik në mënyrë që të paragjykohen vendimet dhe ky është parakusht për përparim në procesin e pajtimit ndëretnik," thuhet në kumtesën e drejtorit Zyres së qeverisë serbe për Kosovën, transmeton "Danas".

Gazeta përkujton se gjatë fundjavës së kaluar, një nga biloboredet "Liria ka emër" e vënë në rrugën kryesore në Graçanicë është vënë në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të pakënaqësisë së komunitetit serb, i cili e percepton atë si një provokim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat