Kossev: Rikalo, ushtrues detyre i ndihmësit të drejtorit të Zyrës serbe për Kosovë

Politika

Kossev: Rikalo, ushtrues detyre i ndihmësit të drejtorit të Zyrës serbe për Kosovë

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 12:27
Nenad Rikalo

Qeveria e Serbisë ka emëruar ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës dhe anëtarin aktual të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, Nenad Rikalo, si ndihmësdrejtor të përkohshëm të Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Sipas portalit Kossev, Qeveria e Serbisë e ka marrë këtë vendim më 12 nëntor, dhe Rikalo do të zëvendësojë Zoran Bojoviqin, i cili u lirua nga detyrat e tij në sektorin për mbështetjen e ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural në kuadër të Zyrës për Kosovë.

Rikalo ka qenë sekretar shtetëror i Ministrisë së bujqësisë së Serbisë që nga marsi i vitit 2019 dhe më pak se një muaj para se të emërohej në atë pozitë, ka qenë në krye të Ministrisë së bujqësisë të Kosovës.

Ai u ndërrua në shkurt të vitit të kaluar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër Rikalos për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit.

Portali raporton se përkundër padisë, Rikalo u zgjodh anëtar i KQZ-së së Kosovës në fillim të vitit si kandidat i Listës Serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat