Sasha Jankoviq: Ka pasur një skenar për konflikt të kufizuar në Kosovë

Politika

Sasha Jankoviq: Ka pasur një skenar për konflikt të kufizuar në Kosovë

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 13:11
Sasha Jankoviq

Ka ekzistuar një skenar i "konfliktit të kufizuar me regji në Kosovë", pas të cilit publiku në Serbi dhe Kosovë "do të pranonte ndarjen si zgjidhje më të mirë sesa një konflikt total", pthotë ish-ombudsmani dhe kandidati për kryetar të Serbisë, Sasha Jankoviq.

Jankoviq i ka thënë portalit Al Jazeera se skenari "tani po e humb mbështetjen e nevojshme për të paktën një lojtar të madh botëror".

Duke folur për marrëdhëniet në rajon, Jankoviq tha se "luftërat e reja nuk janë të pamundura", por janë "pak tëbesueshme".

"Thjesht, despotët tanë nuk kanë nevojë për të. "Ata po i mbajnë njerëzit shumë mirë nën kontroll, edhe pa lëvizje të tilla të rrezikshme si lufta", tha Jankoviq.

Ai deklaroi se mediat në rajon "heshtin se Ballkani Perëndimor është nga të gjithë treguesit pjesa më e prapambetur e Evropës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat