Nga LDK-ja kërkohet të mos ngutet për postin e Presidentit – ka kohë gjashtë muaj

Politika

Nga LDK-ja kërkohet të mos ngutet për postin e Presidentit – ka kohë gjashtë muaj

Nga: D.B. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 16:00
Zyrat e LDK-së

Zgjedhja e Presidentit të vendit nuk ka nevojë për nxitim në mes koalicionit, kur dihet se ka kohë të mjaftueshme deri në gjashtë muajt e ardhshëm. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike e politike Blerim Burjani i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se tentativa për të zgjedhë menjëherë një president të vendit është tentativë e AAK-së sa për të dalë prej koalicioni ose për të nxit një reagim më të shpejt të LDK-së.

Sipas tij, kjo është absurd, që një njeri pa kapacitete të bëhet edhe president.

Image
Blerim Burjani

“E them këtë pasi kam përshtypjen se më parë LDK pranon zgjedhje, se sa të falë një post të tillë. Falja e posteve si ‘bakshish’ është bërë shpeshherë nga Ramushi për njerëz jo profesional dhe pa eksperiencë. Por ky njeri nuk e ka dert shumë këtë punë, pasi me rëndësi për të është që ai ti fal dikujt post, që ai e dirigjon veprimet e tij, e kjo e bënë atë jo serioz si zakonisht, pasi ai njihet për jo seriozitet në politikë. Pra LDK ka kohë për të menduar për këtë post dhe për zgjidhje, pasi nuk mendojë se duhet të ngutet, meqë ka kohë të mjaftueshme”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat