Sulmet nga kundërshtarët politikë, vjen reagimi nga VV-ja: Mbështetja e qytetarëve po i frikëson partitë

Politika

Sulmet nga kundërshtarët politikë, vjen reagimi nga VV-ja: Mbështetja e qytetarëve po i frikëson partitë

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:12
Lëvizja Vetëvendosje

Kandidati për kryetar të Besianës, si dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur për sulmet politike që po i bëhen Vetëvendosjes nga pozita e opozita.

Ai ka thënë se si duket mbështetja e qytetarëve të Kosovës ndaj Vetëvendosjes po i frikëson partitë e tjera politike.

“Vetë fakti se janë bërë bashkë të gjitha partitë që e kanë dëmtuar Kosovën për këto 20 vite flet për një si subjekt plotësisht i kundërt në raport me politikat që ata kanë zhvilluar deri më sot e që kanë dëmtuar rëndë shtetin tonë dhe të ardhmen e tij. Por flet edhe për mbështetjen e madhe qytetare të cilën e gëzojmë e cila siç duket po i frikëson aq sa i ka bërë bashkë pa dallime”, ka deklaruar Bulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat