Ahmeti: Qeveria Hoti është instrument i partive të koalicionit qeverisës

Politika

Ahmeti: Qeveria Hoti është instrument i partive të koalicionit qeverisës

Nga: D.B. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 15:40
Qeveria Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti me këtë qeveri megalomane nuk e ka pasur qëllimin për të qeverisur, por për tu bërë kryeministër.

Kjo për faktin se kjo qeveri megalomane dhe e interesave reciproke të partive politike e të koalicionit me dorën e zgjatur të Beogradit zyrtar, nuk është prej qytetarëve.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Hidajet Ahmeti i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” ka thënë se me këtë kabinet qeveritar, shihet qartë se kjo qeveri nuk e ka mundësinë për të funksionuar brenda kornizës së interesave të trupit publik.

Image
Hidajet Ahmeti

Sipas tij, kjo është një qeveri për një komunitet të vogël njerëzish, e brenda kornizës së interesave të këtij komuniteti të vogël njerëzish.

"Qeveria Hoti, posaçërisht kryeministri Hoti është instrument i partive të koalicionit qeverisës, pasi që më fuqinë politike që ka LDK-ja do të jetë e pamundur që t’i ketë duart e lira në pretendimin e saj për një qeverisje të mirë e në dobi të trupit publik .Edhe pse në këto rrethana te reja pandemie, Qeveria Hoti do ta ketë të pamundur ta përfundoj mandatin qeverisës, pasi problemet e qytetarëve çdo ditë e më shumë po akumulohen. Në këtë kabinet qeveritar japin një mesazh të qartë se kemi një qeveri të luksit, një qeveri e dobët dhe jetëshkurtër, një qeveri e varur nga dora e zgjatur e Begradit zyrtar, e mbi të gjitha një kryeministër i dirigjuar nga brenda partive të koalicionit, por edhe nga jashtë prej Beogradit zyrtar. Me të gjitha këto atribute, Qeverinë Hoti do ta pretë fati i rrëzimit”, ka thënë analisti politik Hidajet Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat