Fjalosje, përplasje, grushtim, ja disa nga rastet kur u përdorë dhuna nga deputetët e Kuvendit të Kosovës

Politika

Fjalosje, përplasje, grushtim, ja disa nga rastet kur u përdorë dhuna nga deputetët e Kuvendit të Kosovës

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:22
Perplasja e sotme ne Kuvendin e Kosoves

Nuk është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës, ka përplasje. Përplasje dhe grushtime brenda Kuvendit të Kosovës kanë ndodhur edhe në herët, shkruan "Bota sot".

Edhe pse u raportua se sot ka pasur përplasje fizike, të paktën kështu e kanë kapur edhe kamerat në Kuvend, këtë e kanë mohuar disa nga deputetët e Kuvendit.

Në media u raportua se pati grushtime ndërmjet shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çekun dhe Hekuran Muratin.

Gjatë muajit korrik, më saktësisht më 28 të atij muaji, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca dhe Fitore Pacolli kanë akuzuar për sulm deputetët e LDK-së, Kujtim Shalën dhe Arben Gashin.

Sipas Gjyshincës, ngjarja ndodhi pas mbledhjes së komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, shkruan "Bota sot".

“Na është pamundësu fjala edhe në mbledhje, edhe në korridor, ku ka nisur sulmi, ka nisur sulme verbale, si nga kryetarja e komisionit, po ashtu edhe nga deputetët e LDK-së që nuk po ndodh për herë të parë”, kishte thënë Gjyshinca pas ngjarjes.

Një rast tjetër që kishte bërë bujë të madhe është edhe rrahja në mes ish deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Kjo rrahje kishte ndodhur gjatë seancës së 18 majit në vitin 2018, shkruan "Bota sot".

Në këtë konflikt ishte përshirë është deputeti i AAK-së Gani Dreshaj, por situata ishte qetësuar nga deputetë e pranishëm.

Ka pasur edhe raste të tjera kur deputetët, janë fjalos brenda dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit, bile ka pasur raste kur kanë ndodhur përplasje edhe në studiot televizive, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat