Haziri tregon pse po ndodhin ‘rrahjet’ mes deputetëve në Kuvend

Politika

Haziri tregon pse po ndodhin ‘rrahjet’ mes deputetëve në Kuvend

Nga: P.R Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 19:27
Foto nga seanca e sotme në Kuvend

Gjatë ditës së sotme, pas debatit në Kuvendin e Kosovës rreth çështjes së personave të pagjetur, është tensionuar situata brenda sallës ku mbahen seancat plenare.

Pas një fjalosje, duke u përplasur fizikisht janë parë shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe deputetë të Lëvizjesh Vetëvendosje.

E gjithë kjo përplasje ndodhi pas një përplasje fjalësh në mes të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj dhe deputetëve të Vetëvendosjes, ku këta të fundit i thanë se ai nuk ka të drejtë të flasë për çështjen e personave të pagjetur.

E kjo nuk është hera e parë që deputetët e sulmojnë njëri-tjetrin.

Lidhur me zhvillimet e sotme në Kuvend, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Nuk është diçka për tu habitur në këtë drejtim kur jemi dëshmitar në kohën e fundit që standardi i komunikimit në mes nesh është në çdo nivel, dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as deputetët të cilët nuk kanë pikur nga qielli por janë ata që ne i kemi votuar e zgjedhur për të na përfaqësuar”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, ngjarja e sotme është si pasojë e polarizimit të skajshëm të skenës politike.

“Ngjarja e sotme në kuvend, është pasojë e një polarizimi të skajshëm i skenës politike, që nuk ka ardhur si diçka që mund të themi alternativave që përfaqësojnë partitë politike për ta avancuar jetën e qytetarëve, pozitën e shtetit dhe funksionimin e tij sa më të mirë demokratik dhe ligjor, apo në aspektin e zhvillimit ekonomik, përmirësimin imazhit të vendit në aspektin ndërkombëtar, por është burim i inateve politike, mosdurimin ndaj njëri-tjetrit për shkak dallimeve ideologjike”, shton Haziri.

Për fund, analisti Haziri ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe LDK-në.

“Janë për keqardhje raportet LDK-LVV që nga koha e dështimit që këto dy parti politike të vazhdonin bashkëqeverisjen gjatë kohës së ish-kryeministrit Kurti, por u pa siç po shihet edhe tani se është e pamundur pasi këto dy parti politike dallojnë jo vetëm ideologjikisht, por edhe konceptualisht, por kjo assesi nuk duhet t’i qojë drejtë përplasjeve fizike në mes deputetëve të këtyre dy partive politike”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat